Vjosa Osmani, shpresë për çlirimin e shtetit nga mafia dhe klani Pronto

Kandidatja e LDK-së për kryeministër të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar ditë më parë se LDK-së do t’i kthehet fryma rugoviane.

Kandidatja e LDK-së gjatë fushatës zgjedhore po merr besimin nga qytetarët për një qeverisje të pastër.

Por, se a mund të kthehet fryma rugoviane me Vjosa Osmanin, njohësit e fushës së politikës kanë dhënë mendimet e tyre.

Mehmeti: Vjosa është shpresa e vetme aktuale në LDK

Kështu, publicisti Faton Mehmeti thotë se ndonëse Vjosa njihet si vazhduese e politikës së Presidentit Rugova, mbetët të shihet më tutje.

Image
Foto galeri
“Vështirë është të krahasohet dikush me Rugovën, qoftë ajo edhe Vjosa. Kjo e fundit njihet si vazhduese e rrugës së dr. Rugovës, mirëpo se a do të vazhdojë në rrugën e tij mbetet për tu parë. Tani jemi në fushën e të shpresuarit, dhe uroj që kjo të mbetet e tillë”, thekson Mehmeti.

Por, ai thotë më tutje se Vjosa do të marr mbështetje më të madhe, madje më të madhe se ish kryeministri Isa Mustafa dhe ish presidenti Fatmir Sejdiu .

“Por është e sigurt se Vjosa do të merr mbështetje të madhe, sigurisht më të madhe se të Isës dhe Fatmir Sejdiut. Megjithatë nuk mjafton vetëm për t’u thirrur në frymën rugoviane, por të punohet në atë drejtim, pa u lëkundur dhe duke qenë gjithnjë më shërbim të së mirës dhe të drejtës. Vjosa është shpresa e vetme aktuale në LDK, e cila pritet të rikthej këtë parti në rrugën e saj të drejtë”, vlerëson ai.

Maxharraj: Vjosa Osmani e ka nisur fushatën si një uragan që po fshin çdo kënd që i del përpara

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj
Foto galeri
Ndërkaq, profesori dhe publicist Binak Maxharraj, duke folur për figurën e Presidentit Rugova, thotë se ai ishte dhe mbeti bir i madh i kombit. Ai bëri historinë bashkëkohore të shqiptarëve. U lidh me popullin në kohët më të vështira kur shqiptarët i ishin të shtypur nga regjimet e armiqve tanë të cilët donin që ta zhbinin nga faqja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zaptuar territorin.

“E mori guximin prej intelektualit, e ndau popullin shpritrisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jetën politike me shqiptarë në të gjitha sferat e jetës. Tërë jetën e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botës së ku gjendet Kosova. I tregoi botës se në Kosovë jeton një popull me i lashtë në Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për të cilën ishte në gjendje edhe jetën ta jap. Ai është biri më i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit,e udhëhoqi atë me mençuri. Populli atë e respektonte, ia jepte votën sa herë që kishte zgjedhje. Dhe mu për këtë arsye ai mbetet ikona më e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura që kurrë nuk shuhet në mendjen e popullit. Me fjalë tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, të cilit edhe për së vdekuri po i rritet vlera gjithnjë e më shumë si frymë rugoviane”, thekson ai.

E SPONSORIZUAR

Ai thotë më tutje se është zor të përgjigjet më saktësi në pyetjen se a do të kthej Vjosa Osmani frymën rugoviane në LDK.

“Vjosa Osmani e ka nisur fushatën si një uragan që po fshin çdo kënd që i del përpara. Është e fuqishme, e dijshme politikisht e aftë të ballafaqohet me sfidat më të mëdha shtetërore, e ka besimin në vete, në popull por edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve si një zonjë e respektuar. z.Vjosa Osmani është një person e cila i ka ruajt vlerat rugoviane sado pak, në krahasim me të tjerët në LDK, të cilët nuk kanë lidhje me rugovizmin, apo nuk donë të kenë lidhje. Është stabile, ka qëndrime të forta kur është në pyetje shteti dhe punët e shtetit, nuk është njeri që lufton për pushtet por vetëm për ndërtimin e shtetit. Nuk është e mjaftueshme të thuhet se na po punojmë në frymën rugoviane, por ajo duhet që me programe dhe plane konkrete gjatë fushatës t’i premtoj këtij vendi se do ta udhëheq me dinjitet, do ta udhëheq me duar të pastra, se do ta çkapë shtetin nga mafitë e ndryshme dhe kupola e krimit të organizuar. Vlera këto për të cilat luftonte edhe Presidenti Rugova, se do ta ndërtoj një arsim dhe shëndetësi dinjitoze të cilat i patë shkatërruar në themel Klani Pronto mafia, se do t’i riorganizoj tërësisht strukturat dhe institucionet e shtetit me njerëz të dinjitetshëm, se do ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin. Janë këto disa aspekte në të cilat duhet të qitet rend dhe rregull ashtu siç vepronte edhe Presidenti Rugova”, vlerëson ai.

Tutje, profesor Maxharraj thotë se Vjosa Osmani është në rrugë të mbarë që t’i fitoj zgjedhjet dhe të bëhet kryeministrja e parë grua, e cila është e aftë që të qet rend dhe rregull në këtë shtet,të punoj në ndërtimin e shtetit, për mirëqenien e popullit.

“Dhe besoj se do të ia arrijnë ashtu siç veproi edhe Rugova. Pra të gjitha këto janë në frymën rugoviane”, përfundon Maxharraj.

Burjani: Thirrja në Rugovën është thirrje në masovitet

Image
Foto galeri
Kurse, njohësi i fushës juridike, Blerim Burjani thotë se rugovizmi ishte i epokës së Presidentit Rugova, epokë kjo që dallon me LDK-në e sotme.

Sipar Burjanit, thirrja në emër të rugovizmit është thirrje në për masovitet.

“Rugovizmi është sinonim i epokës së Rugovës dhe më nuk ka kthim në atë epokë, shumë e dallueshme me sot, LDK ka ndryshime dhe ka pësuar ndryshime. Thirrja në Rugovën është thirrje në masovitetin e LDK që sot asnjë subjekt politik nuk e ka e as LDK, pra LDK mbetet një subjekt politik i ngjashëm me të gjitha subjektet tjera, LDK po reformohet dhe kjo është shumë pozitive për këtë parti poliitke, transformimi po ndodhe në LDK që është në epërsi ndaj partive tjera”, ka përunduar Burjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *