Vjosa Osmani: Nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën që e kemi nisur

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot qytetarët në sheshin kryesor të Prishtinës, ku ka shënuar ditën e parë të fushatës zgjedhore.

Aty kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Kosovën në mandatin e ardhshëm do ta qeverisë LDK në krye me Vjosa Osmanim, për të cilën tha se do të marrë vendime të mëdha, në të cilat e ka përkrahjen e plotë të LDK-së.

Mustafa shtoi se kanë vendosur që me përkushtimin më të madh të qeverisin me Kosovën, në krye me Vjosa Osmanin.

“Me përkushtimin më te madh LDK ka vendosë të qeverisë Kosovën në mandatin që po vjen. Dhe s’ka askush që na ndal që ne të qeverisim. Ne kërkojmë ta kemi përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, qw ta qeverisim mirë këtë vend, që ta çlirojmë ketë vend nga korrupsioni, nga gërryerja e brendshme, të tregojmë që ne mund t’ia dalim, mund ta bëjmë një shtet me vlera demokratike. Ne do të arrijmë të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha vendet e BE-së, dhe të bëhemi pjesë e BE-së. Ne do të thellojmë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin tonë kryesor. Do u ofrojmë gjithë qytetarëve punë, shkollim të mirë, perspektivë më te ardhmen”, tha Mustafa.

“Çdo pëllëmbë e këtij vendi është territor i Republikës sw Kosovës dhe i takon Republikës sw Kosovës. Ky është qëndrimi i LDK-së dhe këtë qëndrim do ta respektojë qeveria e ardhshme në krye me Vjosa Osmanin”, shtoi ai.

Ai tha se Vjosa Osmani si kryeministre do ta ketë përkrahjen e plotë të LDK-së për vendimet që do t’i marrë, që siç tha ai Osmani do të marrë vendime të mëdha, mbi bazën e ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.

Vjosa Osmani, e cila synon të udhëheq ekzekutivin, ka deklaruar se asgjë nuk e ndalë fitoren e LDK-së.

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka thënë se ora e ndryshimit të madh po vjen.

“Nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën që e kemi nisur, rrugën e fitores. Në si popull kemi kaluar nëpër sfida të cilët i kemi kaluar falë vizionit largpamës të presidentit historik Rugova dhe falë sakrificës për liri. Përkulëm para sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë heronjve dhe heroinave”, tha ajo.

Osmani tha se LDK po hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë, sipas saj, sikur në kohën e Ibrahim Rugovës. “LDK ashtu si në kohën e Rugovës po hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur për fitore. Atë ditë, më 6 tetor, mbaje mend se do të çliroheni nga ata që rrënuan besimin në institucionet e Kosovës. Fitorja e jomë në këto zgjedhje do ta kthejë Kosovën plot dinjitet në hartën e vendeve të lira. Ne sot dalim para jush qytetar me një program Politik qeverisës modern, që fokusohet në interesat vitale të qytetarëve”, tha Osmani

Mustafa: 6 tetori do të jetë festë për LDK-në dhe kthesë historike për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën në tubimin qendror të fillimit të fushatës zgjedhore, se dita e zgjedhjeve të 6 tetori, do të jetë festë për fitoren e LDK-së dhe do të shënojë kthesë historike për Kosovën.

“Fjalën time dua ta filloj me një falënderim shumë të madh për përkrahjen që po na jepni dhe me thirrjen për mobilizim që 6 tetorin ta kthejmë në festë për fitoren e LDK-së dhe shpresë për Kosovën. Kemi ardhur deri këtu duke besuar në Zot, duke besuar në qytetarin dhe duke besuar në shtetin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai pohoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është familje e madhe, sikur familjet kosovare, anëtarët e së cilës debatojnë rrafsh, për gjithçka dhe në fund, i gjejnë zgjidhjet më të mira.

ImageFOTO GALERI
“Saktësisht ashtu kemi vepruar edhe ne. E kemi ruajtur familjen tonë, për ta ruajtur Dardaninë tonë, siç thoshte Presidenti Rugova. I kemi zhgënjyer ata që investuan gjithçka për ta zhbërë Lidhjen tonë Demokratike, por, ju kemi gëzuar juve, qytetarë të Kosovës. Sot jemi dyfish më shumë sesa kemi qenë para 10 vjetësh”, shoi kreu i LDK-së.

E SPONSORIZUAR

Duke folur për përkrahjen qytetare për LDK-në, Mustafa ka thënë se mbështetja për Lidhjen Demokratike të Kosovës është rritur vazhdimisht, sepse jemi shndërruar në alternativën qytetare të preferuar.

“Si çdo familje kosovare. Jam i bindur se më 6 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitoj bindshëm, sepse kemi programin më të mirë qeverisës, kemi kandidatët më të mirë për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës dhe sepse atyre u prinë kandidatja më e mirë, kryeministrja e parë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, tha kryetari i LDK-së.

Sipas tij, Vjosa Osmani do të jetë kryeministre, sepse e ka mbështetjen e plotë të LDK-së, që ta zbatoj programin e LDK-së dhe që do ta fitoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse do të zbatoj ligjet dhe Kushtetutën e shtetit tonë.

Duke iu drejtuar nënkryetarit të PPE-së, Dara Murphy, i cili ka ardhur në Prishtinë përhapjen e fushatës së LDK-së, Mustafa ka thënë se “vendi ardhmërinë e kërkon në Bashkimin Evropian, sepse ne kemi kulturë evropiane, kemi rini evropiane, jemi popull dhe shtet evropian.

“Ne kemi një shtet Republikën e Kosovës. Kemi shtetin e Ibrahim Rugovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shteti ynë as nuk pjesëtohet e as nuk bashkohet. Çdo pëllëmbë e këtij vendi është tokë e Kosovës dhe i takon Kosovës. Ne i përkushtohemi shtetit tonë ashtu siç i përkushtohemi familjes tonë. I kuptojmë brengat dhe kërkesat tuaja. Ju, qytetarë të respektuar shqetësoheni për papunësinë e madhe, për varfërinë, për shkollimin e fëmijëve tuaj, prandaj alternativa e vetme është që ta votoni numrin 134, LDK-në dhe kryeministren e re Vjosa Osmani”, përfundoi Mustafa.

Partitë Popullore Evropiane (PPE) që janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian i kanë dhënë të mërkurën mbështetje të fuqishme kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në hapje të fushatës së LDK-së në Prishtinë, nënkryetari i PPE-së, Dara Murphy, e ka vlerësuar lart vendimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin për kryeministre.

“Vjosa siç e dinë të gjithë është politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë. Ajo ka filluar karrierën gjatë lidershipit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kohë në të cilën Kosova e shpalli pavarësinë. Si një anëtare me përvojë e parlamentit, Vjosa ka qenë pjesë e vendimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit. Gjatë gjithë viteve të saj në parlament, Vjosa Osmani, ka marrë vendime të fuqishme dhe ka përfaqësuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Murphy.

Duke nënvizuar se Kosova ka dëshmuar se me qeverisjen e LDK-së ecë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, nënkryetari i PPE-së ka pasur një mesazh për qytetarët e Kosovës që do të votojnë më 6 tetor.

“Vetëm pas 11 ditësh qytetarët e Kosovës do të duhet të bëjnë një zgjidhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit të tyre. Ata do të vendosin se a do të vazhdohet me stagnim, konflikte të brendshme dhe tensione nacionaliste, apo votuesit do t’i japin besimin për drejtimin e shtetit LDK-së dhe Vjosa Osmanit, një partie dhe një kandidateje që punojnë për një Kosovë prosperuese stabile dhe që lëvizë drejt rrugës së saj Euroatlantike. Mendoj se zgjidhja është e qartë. Ne si PPE qëndrojmë plotësisht prapa LDK-së dhe Vjosës”, ka thënë Murphy.

***

Lidhja Demokratikë e Kosovës ka filluar fushatën e saj zyrtarisht nga qendra e Prishtinës.

Sheshi “Skendërbeu” në kryeqytet është bërë gati për hapjen e fushatës së LDK’së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor. Ku në këto momente shihet sheshi i mbushur nga mijëra simpatizant të kësaj partie.

LDK nisi fushatën me tubimin qendror në ora 19:00 në “Sheshin Skënderbeu” dhe “Sheshin Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në këtë tubim do t’ju drejtohen qytetarëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili ka ardhur enkas për ta përkrahur LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK’ja në këto zgjedhje garon me 110 kandidatë, të cilët vijnë nga të gjitha strukturat dhe degët e partisë anekënd Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *