Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në New York, ku është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një video të siguruar nga Kosovapress, shihet që Thaçi është duke u përcjell nga protokolli shtetëror si dhe Shërbimi inteligjent amerikan, i cili është përgjegjës për sigurinë e liderëve.

Gjatë ditës, Thaçi pritet të zhvillojë takime me presidenten kroate si dhe përfaqësues të Vatikanit.

Thaçi mbrëmë ishte pjesë e një darke pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kishte shtruar shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini.