Mediat greke publikojnë pamjet e para nga operacioni në det për kapjen e dy gomoneve që transportonin drogë.

Në video shihet se si skafi i policisë greke, brenda të cilit ka policë të armatosur, kanë ndaluar një prej gomoneve në Mitilini, me 3 trafikantë në bord.

Nga pamjet shihet se si policët i kanë drejtuar armët personave që ndodhen në gomone, ndërsa këta të fundit ngrenë duart lart në shenjë dorëzimi. Siç u raportua edhe më herët personat e arrestuar janë 2 shqiptarë dhe 1 italian.

Mediat greke raportuan se dy gomonet me drogë ishin nisur nga Shqipëria dhe tentuan të futen në Turqi, ndërsa mes trafikantëve dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri.

Kujtojmë se policia e Shtetit reagoi përmes një deklarate duke mohuar faktin se gomonet janë nisur nga brigjet shqiptare.