Pas përfundimit të emisionit Pressing janë rrahur në mes veti Dardan Molliqaj i Partisë Social Demokrate dhe Haki Abazi i Levizjës Vetëvendosje.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Leonard Kerquku, drejtuesi i emisionit Pressing, shkruan AlbanianShow

Kujtojmë që gjatë debatit të dytë disa herë u përplasen në mes vete.

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit, Dardan Molliqaj, ka treguar çka ka ndodhur pas debatit të sotëm.

Ai ka thënë se, “asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik”.

Sipas Molliqajt, nga Vetëvendosje ankesat e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.

PRESSING

PRESSING

Publiée par T7 sur Mercredi 11 septembre 2019