Një ngjaje e rëndë ka ndodhur sot në Lagjen e Spitalit. Pas të shtënave më armë zjarri dyshohet për katër persona të plagosur. Lajmin e konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.