Top Lajme http://top-lajme.com Top Lajme Tue, 01 Oct 2019 07:53:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=5.2.4 Detaje nga operacioni, si e zbuloi policia greke ngarkesën 1 ton kanabis pas kapjes së trafikantit shqiptar http://top-lajme.com/detaje-nga-operacioni-si-e-zbuloi-policia-greke-ngarkesen-1-ton-kanabis-pas-kapjes-se-trafikantit-shqiptar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=detaje-nga-operacioni-si-e-zbuloi-policia-greke-ngarkesen-1-ton-kanabis-pas-kapjes-se-trafikantit-shqiptar http://top-lajme.com/detaje-nga-operacioni-si-e-zbuloi-policia-greke-ngarkesen-1-ton-kanabis-pas-kapjes-se-trafikantit-shqiptar/#respond Tue, 01 Oct 2019 07:53:35 +0000 http://top-lajme.com/?p=353 Një ton kanabis u sekuestrua mëngjesin e sotëm në tokën greke, ndërsa një shqiptar ra në pranga pas operacionit të autoriteteve vendase nga toka, ajri dhe deti. Mediat greke, të cilat kanë zbuluar detaje nga operacioni i trafikut të drogës Shqipëri-Turqi shkruajnë se disa peshaktarë e zonës kanë parë ditën e djeshme një gomone me … Continue reading "Detaje nga operacioni, si e zbuloi policia greke ngarkesën 1 ton kanabis pas kapjes së trafikantit shqiptar"

The post Detaje nga operacioni, si e zbuloi policia greke ngarkesën 1 ton kanabis pas kapjes së trafikantit shqiptar appeared first on Top Lajme.

]]>
Një ton kanabis u sekuestrua mëngjesin e sotëm në tokën greke, ndërsa një shqiptar ra në pranga pas operacionit të autoriteteve vendase nga toka, ajri dhe deti.

Mediat greke, të cilat kanë zbuluar detaje nga operacioni i trafikut të drogës Shqipëri-Turqi shkruajnë se disa peshaktarë e zonës kanë parë ditën e djeshme një gomone me dy motorrë 350 kuaj fuqi secili dhe pranë tij një person që notonte në tentativë për të dalë në breg.

Menjëherë peshkatarët kanë thirrur policinë dhe policia ka ndërmarrë një aksion. Gjatë marrjes në pyetje shqiptari nuk ka dhënë asnjë dëshmi, duke bërë që hetuesit të vijojnë kontrollet për drogën.

Nga hetimi policia arriti në përfundimin se droga duhet të ishte fshehur në vendin e quajtur Sporadhes. Ndërsa mëngjesin e sotëm ata nisën kërkimin shpellë më shpellë dhe arritën të zbulonin drogën në ishullin e vogël, Piperi.

Dyshohet se në ishull veç lëndëve narkotike, ndodhen edhe trafikantë shqiptarë të drogës, të fshehur pas operacionit detar për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi.

Ky operacion lidhet me atë të zhvilluar disa ditë më parë ku u sekuestruan dy gomone me drogë dhe u prangosën disa persona, mes tyre dy skafistë shqiptarë.

Për zougla.gr një oficer i policisë tha: “Ne po kërkonim një shkëmb. Ne ishim të sigurt nga informacionet që kishim në lidhje me faktin se ku fshihej droga”.

Burime policore greke thonë se nuk është vetëm rruga Shqipëri-Turqi-Greqi që trafikantët e drogës duket se përdorin për të transportuar sasitë e drogës.

Ata thonë se një ton drogë është një sasi e madhe, por përveç kanabisit, një tjetër rrugë është ajo Ekuador-Pire-Shqipëri. Kjo referuar sekuestrimit të 137 kg kokainë në portin e Durrësit.

Nga kapja e dy muajve të fundit, me sekuestrimin e të paktën 500 kg kokainë nga Ekuadori në portin e Pireut në shtator, duket se kartelet e drogës në Amerikën Latine kanë arritur të gjejnë lidhje me trafikantët dhe me mafien shqiptare.

The post Detaje nga operacioni, si e zbuloi policia greke ngarkesën 1 ton kanabis pas kapjes së trafikantit shqiptar appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/detaje-nga-operacioni-si-e-zbuloi-policia-greke-ngarkesen-1-ton-kanabis-pas-kapjes-se-trafikantit-shqiptar/feed/ 0
Paralajmërohet rritje drastike e çmimit të naftës http://top-lajme.com/paralajmerohet-rritje-drastike-e-cmimit-te-naftes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=paralajmerohet-rritje-drastike-e-cmimit-te-naftes http://top-lajme.com/paralajmerohet-rritje-drastike-e-cmimit-te-naftes/#respond Tue, 01 Oct 2019 07:48:43 +0000 http://top-lajme.com/?p=350 Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman paralajmëroi se çmimet botërore të naftës mund të rriten në “nivele të paimagjinueshme” nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mban një qëndrim “të fortë dhe të vendosur” ndaj Iranit. Përndryshe, tha ai, tensionet do të shkallëzohen. i kurorës i bëri komentet në programin televiziv amerikan 60 Minuta. Intervista … Continue reading "Paralajmërohet rritje drastike e çmimit të naftës"

The post Paralajmërohet rritje drastike e çmimit të naftës appeared first on Top Lajme.

]]>
Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman paralajmëroi se çmimet botërore të naftës mund të rriten në “nivele të paimagjinueshme” nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mban një qëndrim “të fortë dhe të vendosur” ndaj Iranit.

Përndryshe, tha ai, tensionet do të shkallëzohen. i kurorës i bëri komentet në programin televiziv amerikan 60 Minuta.

Intervista vjen 15 ditë pas goditjeve ndaj objekteve të naftës saudite, që paralizuan rreth 50 përqind të prodhimit të papërpunuar të vendit dhe 5 përqind të furnizimit global me naftë.

Udhëheqësi de-fakto i Arabisë Saudite i quajti goditjet një akt lufte po ashtu si edhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo. Të dy ata akuzuan Iranin, rivalin kryesor të Arabisë Saudite në rajon, se qëndronte pas sulmeve të 14 shtatorit.

Franca, Gjermania dhe Britania kanë fajësuar gjithashtu Teheranin për sulmet. Irani mohon se ka gisht në këtë ngjarje. /voa

The post Paralajmërohet rritje drastike e çmimit të naftës appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/paralajmerohet-rritje-drastike-e-cmimit-te-naftes/feed/ 0
Pacolli tregon se kur do të liberalizohen vizat http://top-lajme.com/pacolli-tregon-se-kur-do-te-liberalizohen-vizat/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pacolli-tregon-se-kur-do-te-liberalizohen-vizat http://top-lajme.com/pacolli-tregon-se-kur-do-te-liberalizohen-vizat/#respond Tue, 01 Oct 2019 07:38:39 +0000 http://top-lajme.com/?p=346 Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur shumë optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian do të ndodhë së shpejti Pacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka premtuar gjatë një tubimi në Prizren se vizat për Kosovarët do të hiqen gjatë muajve … Continue reading "Pacolli tregon se kur do të liberalizohen vizat"

The post Pacolli tregon se kur do të liberalizohen vizat appeared first on Top Lajme.

]]>
Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur shumë optimist se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian do të ndodhë së shpejti

Pacolli, i cili udhëheq Aleancën Kosova e Re, ka premtuar gjatë një tubimi në Prizren se vizat për Kosovarët do të hiqen gjatë muajve të ardhshëm.

Ai tha se këtë ia konfirmoi ministri finlandez, me të cilin ishte takuar sot gjatë ditës.

“Unë jam i bindur që në muajt e ardhshëm do të ndodhë liberalizimi, ju do të jeni ata që do të barazoheni me rininë e rajonit, ju do të udhëtoni lirshëm”, ka thënë Pacolli.

“Sot kisha në takim ministrin e Finlandës dhe njëfarë mënyre kjo me u konfirmua, por kjo do të ndodhë, do të plotësohet obligimi i madh që BE e ka ndaj Kosovës”, ka shtuar ai.

The post Pacolli tregon se kur do të liberalizohen vizat appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/pacolli-tregon-se-kur-do-te-liberalizohen-vizat/feed/ 0
Gazeta e famshme zvicerane krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin http://top-lajme.com/gazeta-e-famshme-zvicerane-krahason-vjosa-osmanin-me-angela-merkelin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gazeta-e-famshme-zvicerane-krahason-vjosa-osmanin-me-angela-merkelin http://top-lajme.com/gazeta-e-famshme-zvicerane-krahason-vjosa-osmanin-me-angela-merkelin/#respond Mon, 30 Sep 2019 12:51:23 +0000 http://top-lajme.com/?p=343 Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar që në zgjedhjet e 6 tetorit t’ia mësyjë marrjes së pushtetit me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre. Përveç mediave në Kosovë, tashmë Osmanin kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të mëdha nëpër botë. Gazeta e madhe zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” një artikull kushtuar … Continue reading "Gazeta e famshme zvicerane krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin"

The post Gazeta e famshme zvicerane krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin appeared first on Top Lajme.

]]>
Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar që në zgjedhjet e 6 tetorit t’ia mësyjë marrjes së pushtetit me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.

Përveç mediave në Kosovë, tashmë Osmanin kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të mëdha nëpër botë.

Gazeta e madhe zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” një artikull kushtuar zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës, e ka nisur me titullin “ Ajo është Angela Merkeli jonë “.


Osmanit në mbështetje i kanë dalë fuqishëm edhe nga Partitë Popullore Evropiane.

Gjatë hapjes së fushatës së LDK’së në Prishtinë, ka marrë pjesë nënkryetari i EPP-së, Dara Murphy, i cili ka shprehur mbështejen e fuqishme për fitoren e Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit vijnë si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve me partnerët e koalicionit.

The post Gazeta e famshme zvicerane krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/gazeta-e-famshme-zvicerane-krahason-vjosa-osmanin-me-angela-merkelin/feed/ 0
Vetëvendosje kërkon arrestimin e Molliqajt http://top-lajme.com/vetevendosje-kerkon-arrestimin-e-molliqajt/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vetevendosje-kerkon-arrestimin-e-molliqajt http://top-lajme.com/vetevendosje-kerkon-arrestimin-e-molliqajt/#respond Mon, 30 Sep 2019 07:54:30 +0000 http://top-lajme.com/?p=340 Tanimë është publikuar videoja e plotë e rrahjes mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt pas debatit në emisionin Pressing Zgjedhor në T7. Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve. “Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga … Continue reading "Vetëvendosje kërkon arrestimin e Molliqajt"

The post Vetëvendosje kërkon arrestimin e Molliqajt appeared first on Top Lajme.

]]>
Tanimë është publikuar videoja e plotë e rrahjes mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt pas debatit në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve.

“Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine”, shkruhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Tutje, VV aludon se shoqëruesi i Molliqajt e ka zgjatur dorën drejt brezit gjatë kacafytjes. Poashtu, ajo thotë se Rexhep Hoti ishte i pranishëm gjatë tërë ngjarjes dhe më pas tha se nuk kishte parë asgjë.

Ky është reagimi i plotë:

The post Vetëvendosje kërkon arrestimin e Molliqajt appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/vetevendosje-kerkon-arrestimin-e-molliqajt/feed/ 0
Këtë detaj nga përleshja Abazi – Molliqaj nuk e keni vërejtur http://top-lajme.com/kete-detaj-nga-perleshja-abazi-molliqaj-nuk-e-keni-verejtur/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kete-detaj-nga-perleshja-abazi-molliqaj-nuk-e-keni-verejtur http://top-lajme.com/kete-detaj-nga-perleshja-abazi-molliqaj-nuk-e-keni-verejtur/#respond Mon, 30 Sep 2019 07:50:06 +0000 http://top-lajme.com/?p=335 Pas rrahje së kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit të Pressing, çanta të cilën e barte Haki Abazi i mbeti në dorë Molliqajt. Në përleshje e sipër mes Abazit dhe Molliqajt, çanta kaloi në pronësi të këtij të fundit ku edhe i mbeti … Continue reading "Këtë detaj nga përleshja Abazi – Molliqaj nuk e keni vërejtur"

The post Këtë detaj nga përleshja Abazi – Molliqaj nuk e keni vërejtur appeared first on Top Lajme.

]]>
Pas rrahje së kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit të Pressing, çanta të cilën e barte Haki Abazi i mbeti në dorë Molliqajt.

Në përleshje e sipër mes Abazit dhe Molliqajt, çanta kaloi në pronësi të këtij të fundit ku edhe i mbeti në dorë. Krejt në fund, pasi Abazi u largua nga vendngjarja, Molliqaj drejtohet drejt largimit të Objektit me çantën e Abazit në dorë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike pas debatit në Pressing, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e kolegjit, teksa po dilnin nga studioja ku po trasmetohej Pressing, ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve e madje edhe kërkoi arrestimin e Molliqajt.

Ndërsa vet Molliqaj tha “Sulmojnë të parët dhe ikin vrap”

The post Këtë detaj nga përleshja Abazi – Molliqaj nuk e keni vërejtur appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/kete-detaj-nga-perleshja-abazi-molliqaj-nuk-e-keni-verejtur/feed/ 0
Vidhen 11 celularë në QKUK http://top-lajme.com/vidhen-11-celulare-ne-qkuk/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vidhen-11-celulare-ne-qkuk http://top-lajme.com/vidhen-11-celulare-ne-qkuk/#respond Mon, 30 Sep 2019 07:47:50 +0000 http://top-lajme.com/?p=332 Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmë në disa Klinika të QKUK-së. Dikush i vodhi 11 telefona të pacientëve. Ka një muaj që Greta Kaqinari cdo ditë shkonë në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive në QKUK. inRead invented by Teads Aty është i shtrirë bashkëshorti i saj, kompozitori Gjergj Kaqinari, nga i cili mëngjesin e së … Continue reading "Vidhen 11 celularë në QKUK"

The post Vidhen 11 celularë në QKUK appeared first on Top Lajme.

]]>
Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmë në disa Klinika të QKUK-së.

Dikush i vodhi 11 telefona të pacientëve.

Ka një muaj që Greta Kaqinari cdo ditë shkonë në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive në QKUK.

inRead invented by Teads
Aty është i shtrirë bashkëshorti i saj, kompozitori Gjergj Kaqinari, nga i cili mëngjesin e së dielës mori një telefonatë shqetësuese.

Kaqinari thotë se telefoni i të shoqit u vodh rreth orës 23:00 të së shtunës, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, sipas informatave që ka ajo, nëpër dhoma të ndryshme të klinikave të QKUK-së u vodhën gjithsejtë 11 celularë.

The post Vidhen 11 celularë në QKUK appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/vidhen-11-celulare-ne-qkuk/feed/ 0
Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur http://top-lajme.com/gjenden-ne-tropoje-turistet-belg-qe-u-raportuan-te-humbur/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gjenden-ne-tropoje-turistet-belg-qe-u-raportuan-te-humbur http://top-lajme.com/gjenden-ne-tropoje-turistet-belg-qe-u-raportuan-te-humbur/#respond Mon, 30 Sep 2019 07:43:35 +0000 http://top-lajme.com/?p=329 Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur Dy turistë belg të cilët ishin raportuar të humbur prej disa orësh, gjenden në Tropojë. Bujtina ku ata po qëndronin në Theth, kishte ngritur alarmin për dy turistët të cilët kishin dalë për të eksploruar zonën por nuk janë kthyer. Pavarësisht tentativa të banorëve dhe … Continue reading "Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur"

The post Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur appeared first on Top Lajme.

]]>
Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur
Dy turistë belg të cilët ishin raportuar të humbur prej disa orësh, gjenden në Tropojë.

Bujtina ku ata po qëndronin në Theth, kishte ngritur alarmin për dy turistët të cilët kishin dalë për të eksploruar zonën por nuk janë kthyer.

Pavarësisht tentativa të banorëve dhe kërkimeve të tyre, ata nuk janë gjetur në bjeshkët e Thethit dhe zonat përreth.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë.

Pak minuta më parë ata kanë njoftuar se kanë mbërritur në Tropojë por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja e vonesës.

The post Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/gjenden-ne-tropoje-turistet-belg-qe-u-raportuan-te-humbur/feed/ 0
Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit http://top-lajme.com/pamjet-e-rrahjes-ndermjet-dardan-molliqajt-dhe-haki-abazit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pamjet-e-rrahjes-ndermjet-dardan-molliqajt-dhe-haki-abazit http://top-lajme.com/pamjet-e-rrahjes-ndermjet-dardan-molliqajt-dhe-haki-abazit/#respond Sun, 29 Sep 2019 20:46:32 +0000 http://top-lajme.com/?p=324 Sot ëshë publikuar videon ekskluzive të rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë, të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali, përcjell Korrespodenti. Mirëpo, më datë 11 shtator kur kishte ndodhur rrahja, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në facebook e kishte mohuar … Continue reading "Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit"

The post Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit appeared first on Top Lajme.

]]>
Sot ëshë publikuar videon ekskluzive të rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë, të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali, përcjell Korrespodenti.

Mirëpo, më datë 11 shtator kur kishte ndodhur rrahja, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në facebook e kishte mohuar një gjë të tillë.

Ky ishte statusi i plotë i Molliqajt:

Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.

The post Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/pamjet-e-rrahjes-ndermjet-dardan-molliqajt-dhe-haki-abazit/feed/ 0
Gjesti i mirë i policit të ri në Prishtinë, ndihmon të moshuarin http://top-lajme.com/gjesti-i-mire-i-policit-te-ri-ne-prishtine-ndihmon-te-moshuarin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=gjesti-i-mire-i-policit-te-ri-ne-prishtine-ndihmon-te-moshuarin http://top-lajme.com/gjesti-i-mire-i-policit-te-ri-ne-prishtine-ndihmon-te-moshuarin/#respond Fri, 27 Sep 2019 07:17:59 +0000 http://top-lajme.com/?p=309 Policia e Kosovës mbetet njëri nga institucionet ku qytetarët besojnë më së shumti. Ata e kanë dëshmuar me qindra herë se janë në shërbim të qytetarëve dhe se shërbimi i tyre shpeshherë e tejkalon detyrën e tyre, shkruan Indeksonline. Kjo dëshmohet edhe sonte nga një polic i gjeneratës së re që ndihmon një të moshuar … Continue reading "Gjesti i mirë i policit të ri në Prishtinë, ndihmon të moshuarin"

The post Gjesti i mirë i policit të ri në Prishtinë, ndihmon të moshuarin appeared first on Top Lajme.

]]>
Policia e Kosovës mbetet njëri nga institucionet ku qytetarët besojnë më së shumti.

Ata e kanë dëshmuar me qindra herë se janë në shërbim të qytetarëve dhe se shërbimi i tyre shpeshherë e tejkalon detyrën e tyre, shkruan Indeksonline.

Kjo dëshmohet edhe sonte nga një polic i gjeneratës së re që ndihmon një të moshuar në rrugët e Prishtinës.

Policia e Kosovës cilësohet si policia më e mirë në rajon dhe Ballkan./Indeksonline/

The post Gjesti i mirë i policit të ri në Prishtinë, ndihmon të moshuarin appeared first on Top Lajme.

]]>
http://top-lajme.com/gjesti-i-mire-i-policit-te-ri-ne-prishtine-ndihmon-te-moshuarin/feed/ 0