Ashpërsimi i ligjit rreth pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura si dhe ndërgjegjësimi për të mos shndërruar të tjerët në duhanpirës pasivë, ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga cigarja tradicionale dhe të provojnë atë elektronike. Mirëpo pasi të lexoni historinë e Maddie Nelson, 18 vjeçares nga Utah, do të mendoheni dy herë para se ta përdorni.

E shtyrë nga bashkëmoshatarët dhe dëshirës për të provuar diçka jashtë rregullave, ajo e nisi duhanin qëkur ishte 15 vjeç e ndërsa koha kalonte, zgjodhi cigaren elektronike si më pak të  rrezikshmen, pa ditur që në fillim të këtij viti do të shtrohej me urgjencë në spital pikërisht për faj të saj. Fillimisht mjekët nuk arritën të kapnin në diagnozën, pasi Maddie u paraqit fillimisht me dhimbje të forta shpine dhe veshkash.

Por pasi iu nënshtrua një sërë ekzaminimeve mjekësorë dhe thuajse 5 bronkoskopive, doktorët zbuluan se vuante nga një polmonit eozinofil akut. Kjo sëmundje e rrallë shkaktohet si pasojë e akumulimit të rruazave të bardha të gjakut në mushkëri, që më pas çojnë në shfaqjen e dhimbjeve  në pjesë të ndryshme të trupit e deri tek ataku kardiak apo paraliza.

Mjekët u detyruan ta vendosnin në koma për dy javë derisa arritën ta trajtonin me steroide, por duk i krijuar vështirësi të shumta në frymëmarrje. Kanë kaluar 9 muaj nga trajtimi i parë dhe Maddie nuk merr e nuk do të arrijë të marrë kurrë frymë vetë. Ajo ka ndarë historinë e saj me mijëra njerëz duke dashur të rrisë shkallën e alertit tek të gjithë ata që përdorin cigare elektronike.

Sipas një studimi të fundit, të kërkuesve të Departamentit të Mjekësisë Ambientale dhe Departamentit të Urologjisë në Universitetin e New York-ut, cigarja elektronike jo vetëm që dëmton shëndetin, por mund të sjellë alterime të ADN-së duke rritur rrezikun e prekjes nga kanceri i mushkërive dhe sëmundjet kardiake.