Dy meshkuj sulmohen pas mesnatës në Prishtinë, nga persona të panjohur

Dy persona kanë përfunduar në spital, pasi të martën pas mesnatës u sulmuan nga dy persona të tjerë të panjohur në Prishtinë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00, derisa dy viktimat pas lëndimeve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

Lushtaku: Ibrahim Rugova e ka pritur Adem Jasharin në Zvicër

Gani Geci dhe Sami Lushtaku në emisionin Pressing ne t7 kanë folur edhe për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin.

ish-komandanti i UCK’së në Drenicë, Sami Lushtaku,ka treguar se si gjatë vitit 1991 ai ka shuar në Zvicër me Adem Jasharin dhe atje janë pritur nga Ibrahim Rugova

“Kemi shku në Zvicës me Adem Jasharin. Atje e kemi taku edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku

Ai tregon se kur kanë arritur në Zvicër, sipas Lushtakut, janë pritur nga qeveria në ekzil e Kosovës dhe vetë presidenti Rugova.

“Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, ka treguar Lushtaku.

Lushtaku gjithshtu ka folur edhe për raportet e Adem Jasharit me të tjerët, ku sipas tj ka pasur mospjatime me disa po e rëndësishmja është që nuk ka –pasur tradhëti në atë kohë.

“Edhe pse unë personalisht nuk kam qenë prezent kur u flitshin në opinion për këto gjëra, por e di që ka pasur mospajtime mes Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit si dhe Rexhep Selmit, por ë rëndësiishme është që nuk ka pasur tradhti në atë kohë”, tha Lushtaku

Momenti kur shqiptarët i dorëzohen policies Greke

Mediat greke publikojnë pamjet e para nga operacioni në det për kapjen e dy gomoneve që transportonin drogë.

Në video shihet se si skafi i policisë greke, brenda të cilit ka policë të armatosur, kanë ndaluar një prej gomoneve në Mitilini, me 3 trafikantë në bord.

Nga pamjet shihet se si policët i kanë drejtuar armët personave që ndodhen në gomone, ndërsa këta të fundit ngrenë duart lart në shenjë dorëzimi. Siç u raportua edhe më herët personat e arrestuar janë 2 shqiptarë dhe 1 italian.

Mediat greke raportuan se dy gomonet me drogë ishin nisur nga Shqipëria dhe tentuan të futen në Turqi, ndërsa mes trafikantëve dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri.

Kujtojmë se policia e Shtetit reagoi përmes një deklarate duke mohuar faktin se gomonet janë nisur nga brigjet shqiptare.

Shikoni se si një person rrah katër hajdutët të cilët u futën në shtëpinë e tij

Ky është momenti kur një pronar i guximshëm lufton me katër persona të armatosur me duart e tij gjatë një grabitje. Në pamjet që janë marrë nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e tij, Asif Ali konfrontohet me hajnat e armatosur dhe i godet me grushte.

35 vjeçari arrinë të i largojë nga shtëpia por njëri prej tyre kthehet he e kërcënon me një kaçavidë. Por Ali vrapon deri në kuzhinë ku i merr dy thika dhe i largon përsëri hajdutët.

Ali tha për media se ai kishte gruan e tij në katin e dytë dhe e ndjente vetën të detyruar të i luftonte hajnat.

“Instiktet e mija morrën kontrollin. Unë vetëm po mundohesha të i largoja ata nga shtëpia ime”, ka thënë ai.

E SPONSORIZUAR

 

Këto janë pamjet të ardhura nga mediumi Daily Mail:

Fushatës zgjedhore ia sheh sherrin edhe Hoxha Shefqet Krasniqi, ja çfarë i ndodhi

Nesër edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 në Kosovë.

Të gjitha televizionet dhe portalet pothuajse janë duke i kushtuar rëndësi të madhe kësaj fushate shkruan AlbanienShow

Këto ditë janë thyer rekordet e shikueshmërisë në rrjetet sociale, sidoqoftë kur jemi tek shikueshmëria dikush po ia she sherrin politikanëve.

Hoxha Shefaqet Krasniqi i cili kishte thyer rekordin për një emision televizivë, tani nuk është se i ka punët mëse miri me ndjekësit live në Facebook

Sonte ai në faqen e tij në Facebook ka pasur vetëm 579 persona online, një shifër e vogël kjo për Dr Krasniqin.

Kujtojmë që Krasniqi vazhdon të mbetet një nga njerëzit më popullor në Kosovë./AlbanienShow

Thaçi nën përcjelljen të shërbimit inteligjent amerikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke qëndruar në New York, ku është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në një video të siguruar nga Kosovapress, shihet që Thaçi është duke u përcjell nga protokolli shtetëror si dhe Shërbimi inteligjent amerikan, i cili është përgjegjës për sigurinë e liderëve.

Gjatë ditës, Thaçi pritet të zhvillojë takime me presidenten kroate si dhe përfaqësues të Vatikanit.

Thaçi mbrëmë ishte pjesë e një darke pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, të cilën e kishte shtruar shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini.

Rrëfimi prekës dhe lutja e një babai që e humbi të birin: Natën para se të vdiste e bëra për të qarë

Kjo letër është shkruar nga një baba që humbi një nga binjakët e tij krejt papritur dhe kuptoi që për disa gjëra, është vërtet shumë vonë.Letra e tij8 vjet më parë u bëra me dy djem binjakë dhe tre javë më parë e humba njërin prej tyre.

Isha në mbledhje pune dhe sapo telefoni ra, e hapa. Kishim rënë dakord me gruan që do ia hapnim gjithmonë njëri-tjetrit telefonin dhe ky ishte rregulli ynë i artë. E lashë mbledhjen në mes dhe ngrita telefonin. “Wiley ka vdekur”, më tha gruaja në anën tjetër. U largova menjëherë duke bërtitur që dikush të më çonte në shtëpi, sepse nuk isha në gjendje të ngisja makinën.Sapo hyra një tufë me policë kishin rrethuar shtëpinë, edhe dhomën e djalit.

Pashë vetëm çarçafin mbi të. Iu luta ta takoja dhe më lejuan vetëm pas dy orësh. Dy orët më të gjata të jetës sime.Wiley kishte shumë ëndrra. Ai donte të ndërtonte një kompani teknologjike kur të rritej. Ia kisha lexuar në ditarin e tij. Atje shkruante se do më punësonte mua, të ëmën dhe vëllain. Pastaj shkruante edhe se do martohej.

E kishte gjetur të dashurën që 5 vjeçe. Dhe të firmosja certifikatën e tij të vdekjes ka qenë gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë në jetë. Nuk e duroja dot të shkruar emrin e tij sipër fletës. Profesioni… Statusi civil… Po ç`profesion? Ai nuk punoi kurrë dhe kurrë s`u martua. Ishte vetëm 8 vjeç.

Jam duke kaluar një luftë të tmerrshme me veten. Natën para se të vdiste i bërtita, e bëra për të qarë. Kishim festë në shtëpi dhe ai po zihej me fëmijët e tjerë duke ndryshuar rregullat e lojës. E dënova për pak minuta dhe pastaj ia fala. Po qau shumë. Sikur ta dija se ç`do ndodhte. Kujtimi i fundit që kam është buzëqeshja e tij nga shtrati kur i mbylla derën e dhomës dhe më tha se gjithçka ishte në rregull.Në mëngjes ika me nxitim dhe nuk shkova t`i kontrolloja djemtë nëpër dhoma.

Gruaja kish menduar se flinte. Se ai e donte gjumin e mëngjesit. Sipas ekspertizës Wiley kish vdekur 8-10 orë para se gruaja ta gjente. Që do të thotë se ka ndodhur herët në mesnatë. E ka kaluar natën ashtu, i vdekur. Ndërkohë që unë nxitoja për në punë dhe gruaja merrej me punët e shtëpisë, djali ishte pa jetë në dhomën tjetër.

Wiley kishte një vit që ishte diagnostikuar me epilepsi, formën më të lehtë të kësaj sëmundjeje që zhdukej vetë në adoleshencë. Por ja që 1 një kushedi sa milionë ndodh të ketë një krizë të tillë që nuk ia del dot.

Dhe ai ishte djali ynë të cilit unë nuk i kushtova kurrë shumë kohë. Se gjithmonë kisha punë, se isha CEO i kompanisë time, se po bëja para, se kisha blerë një vilë në mes të pyllit…I shita të gjitha dhe po bëj një jetë modeste, por ndërkohë që po shkruaj këtë letër, më erdhi djali tjetër dhe nuk i thashë si gjithmonë: ik, se kam punë.

E lashë përgjysmë statusin dhe e ula në prehër: “Dëshiron të luajmë”, i thashë.Vdekja e djalit tim më mësoi mua diçka që dua ta ndaj edhe me ju: Kushtojini kohë të dashurve tuaj se mund të jetë shumë vonë.

Vritet një 15 vjeçar nga Kosova në Britani të Madhe

Një djalë 15-vjeçar me origjinë nga Kosova, i identifikuar si Elton Gashaj, ka vdekur pasi është therur me thikë në një park lojërash në Slough, një qytezë pranë Londrës, të shtunën.

Elton Gashaj vdiq nga një plagë me thikë në gjoks, tha Policia britanike, raporton mediumi publik britanik, BBC.

15-vjeçari u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30 të shtunën.

Policia tha se një 15-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Gashajt. Një tjetër i ri, gjithashtu 15 vjeç, është liruar pas arrestimit lidhur me dyshimet për vrasjen.

Osmani: Kur them kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë

Duke i komentuar akuzat e disa oponentëve politikë se pas fitores në zgjedhje, LDK-ja do të shkojë në koalicion me PDK-në, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se të gjithë qytetarët e njohin konsistencën e saj politike dhe kur ajo thotë “kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë”.

“Unë dua t’ju siguroj edhe një herë qytetarë të Prishtinës, për një gjë. Kurrë nuk e kam keqpërdor votën dhe besimin tuaj. Një parti po del derë më derë dhe po dezinformon, se kinse LDK po shkon në koalicion me PDK-në. Secili qytetar racional i Prishtinës dhe gjithë Kosovës e dinë që kjo është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani, gjatë një takimi me qytetarët e Degës së II-të të LDK-së në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se ata që po e helmojnë popullin e Kosovës me gënjeshtra, e shpifje të tilla, ata janë të njëjtit që nga studiot televizive po thonë se po shpresojmë që disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së do t’ju bashkohen atyre për ta krijuar Qeverinë.

“Ata vetë i kanë sytë kah PDK-ja, e LDK-ja kurrë nuk do t’i ketë sytë kah ata”, është shprehur e bindur Osmani.

Risitë e prezantuara te iPhone 11, telefonat Android i përdorin prej kohësh

Përdoruesit e Android për vite me radhë janë tallur me thënien: Apple po “shpik” gjëra duke i futur në iPhone, ato që telefonat Android i kanë përdorur dy vite më parë, shkruan Mashable.

E sa i përket kësaj thënie, duket ata kanë pasur të drejtë. Të tre modelet e reja të iPhone që u prezantuan gjatë të martës mbrëma në Kaliforni, zyrtarët e saj janë mburrur se kanë çipa më të shpejtë dhe kamera më të mira sesa modelet e mëparshme, transmeton Telegrafi.

Secili person që ka model të vjetër të iPhone në veçanti ata që janë mbi dy vite të vjetër, sigurisht se do ta ndjejnë përmirësimin. Por risitë që janë futur në modelin e ri të iPhone, tash e disa vite përdoren në telefonat Android.

Gjithashtu telefoni i LG ka karakteristika të ngjashme me iPhone 11 Pro dhe Pro Max, kjo për faktin se që të tri këto modele kanë kënd ultra të gjerë të shkrepjes.

Tri kamerat në pjesën e pasme tashmë janë bërë një lloj standardi për telefonat e mençur gjatë këtyre tre viteve të fundit. Huawei P20 Pro ka tri kamera në pjesën e pasme dhe është prezantuar në prill të vitit të kaluar, njëjtë sikurse LG V40 ThinQ që u prezantuar në tetor të 2018.

Në anën tjetër karakteristikën e re të iPhone, “night sight” Google Pixel e përdor prej vitesh në shkrepjen e fotografive kualitative në hapësirën ku mungon drita e mjaftueshme. E të njëjtën gjë e bën me modelet e mëparshme edhe Samsung e Huawei.

I doli fotoja ku përdhoste flamurin e Kosovës, shfrenohet kandidatja për deputete nga VV: Shan media e kolegë

Kandidatja për deputete në legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës, Mimoza Shala, për profesionin dhe arsimimin e të cilës mungojnë të dhënat në Facebook-un e saj, ka bërë një reagim krejtësisht të papranueshëm pas publikimit të fotografisë ku shihet duke e përdhosur flamurin e Republikës së Kosovës.

“Një portal i afërt me PDK më paska damkosur dje se gjoja nuk e dashkam Kosoven, pse kam protestuar në mjedise kur janë djegur simbole të shtetit.” – shkruan Shala.

Ajo ka justifikuar veprimin e saj të papranueshëm duke rrëshqitur edhe më keq në gabimin e saj. Në vend se të kërkonte falje, znj.Shala që mëton të bëhet deputete e Republikës së Kosovës dhe të paguhet nga taksat e këtij vendi, ajo ka sulmuar edhe kolegët e saj nga politika duke i quajtur “analfabetë”.

Ky është reagimi i plotë i saj në Facebook:

Një portal i afërt me PDK më paska damkosur dje se gjoja nuk e dashkam Kosoven, pse kam protestuar në mjedise kur janë djegur simbole të shtetit.

Unë e pranoj që kam manifestuar shpesh kundër kapjes së shtetit. Kundër kapjes nga ndërkombëtarë, kur na përcaktonin simbolet si indigjeneve dikur në Afrikë. Kundër kapjes nga Kisha Ortodokse Serbe, kur na teshin me demagogji. E kundër kapjes nga mafia jonë, që na le pa të ardhme.

Gjatë këtyre manifestimeve mund të ketë patur edhe protesta spontane kundër emblemash të ndryshme, që janë parë si derivate të korrupsionit. Qoftë nga ndërkombëtarë, nga Serbia, a nga shteti ynë i kapur. Kjo është mënyra e njohur e shprehjes së pakënaqësisë, prej SHBA-ve, e Skandinavisë, e gjer në Australi. Unë për vete mundohem të kuptoj e të luftoj arsyet e pakënaqësive.

Unë dua shtet, por jo çdo lloj shteti. Një shoqëri ku qytetarët duhet t’i sherbejnë shtetit quhet diktaturë. Demokraci quhet kur shteti u shërben qytetarëve. Nëse shteti cënon kundërligjshëm liritë e qytetarëve, është obligim moral i qytetarit që të shprehë pakënaqësi. Them se ky në fakt është vete thelbi i demokracisë.

Kundershtarët e mi mund të thonë se ky qëndrim më diskualifikon nga politika. Por mua vjen keq pse ata janë kaq analfabetë. Unë për vete them se mu ky qëndrim, e gatishmëria ime që të jetoj ashtu si mësoj, më bën të denjë për parlament.

Nga politika do diskualifikuar demagogët dhe mafiozët: ata qe kanë kapur shtetin tonë. Ky është qëndrimi im. Por fjalën e fundit le ta kenë bashkëqytetarët e mi. Këta do të vendosin se kë duan më fort në parlament. Dhe unë do t’i besoj verdiktit të tyre, por u premtoj një gjë. Unë do të mbetem vetvetja, pavarësisht se a do te ulem në parlament a jo.

Jam kjo që jam. Kështu jam gatuar, kështu di ta dua unë Kosovën. Pa hile, pa dredha, pa kompromise. Dhe s’e kam hiç ndërmend të ndryshoj për të tjerë.

#erdhidita

Lëvizja VETËVENDOSJE! 126

Mimoza Shala 53

Lajm tragjik: Vdes ne moshën 33 vjeçare gazetarja Ardita Sylejmani

Sot në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin thuhet:

Sot në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani.

Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin thuhet:

Kurti: Ky person e nxori nga burgu Hashim Thaçin që ishte arrestuar për vrasjen e Ali Ukajt

Tinka Kurti, zyrtare për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, është përfshirë në përplasjen mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, për vrasjen e gazetarit Ali Ukaj.

Berisha së fundmi ka hedhur dyshimet se Thaçi ishte arrestuar lidhur me vrasjen e gazetarit Ukaj, të cilin presidenti e kishte shok dhome.

E mbrëmë Thaçi ka akuzuar Berishën se e kishte arrestuar atë përmes autoriteteve të tij në vitin 1997 në Tiranë.

Sipas Tinka Kurtit, e cila në vitin 2011, kishte përgatitur një dokumentar për misterin e vrasjes së Ukajt, pas mbajtjes për dy ditë nga policia e Tiranës, Thaçi ishte me ndërhyrjen e Xhavit Halitit, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se vrasjen e Ali Ukajt e kishte marrë përsipër, kushëriri i tij, Selman Ukaj, që ishte shpallur person me probleme të rënda mendore. Selman Ukaj, sipas Kurtit, kishte qëndruar në spitalin psikiatrik në Elbasan, ndërsa pas lirimit prej aty ai kishte shkuar në Zvicër, ku kishte mohuar se kishte të bënte me vrasjen e Ali Ukajt.

Kurti ka thënë se Thaçi nuk e ka kujtuar asnjëherë ish-cimerin e tij, e këtë nuk e ka bërë as Kadri Veseli.

“Sikur këtë e ka marrë përsipër Xhavit Haliti”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i Tinka Kurtit:

Këto ditë kam ndjekur riaktualizimin e vrasjes së gazetarit Ali Ukaj në vitin 1997 në Tiranë.

Si autore e një dokumentari që përpiqet të hedhë dritë mbi këtë mister “E vërteta Ukaj”, transmetuar në prill 2011, në KTV, po i kujtoj disa detaje meqë emisioni nuk gjendet online për shkak të problemeve me arkiva të asaj kohe.

1. Ali Ukaj e kishte aranzhuar intervistën e parë të UÇK-së dhënë nga disa persona në kushte anonimiteti për Associated Press dhe Gazetën Shqiptare. Kjo lidhje e Ali Ukajt i kishte dhënë atij epitetin “Zëdhënësi i UÇK-së”.

2. Hashim Thaçi ishte arrestuar të nesërmen e vrasjes nga policia e shtetit në Tiranë.

3. Pas mbajtjes për dy ditë, Thaçi do të lirohej me ndërhyrjen e Xhavit Halitit.

4. Vrasjen e Ali Ukajt e kishte marrë përsipër një person që kishte raporte shumë të mira me gazetarin Ukaj, kushëriri i tij, Selman Ukaj i cili sipas kolegëve të gazetarit për ta shpjeguar marrëdhënien mes tyre tregonin se ai e ndihmonte Aliun edhe me pagesën e studimeve.

5. Selman Ukaj ishte shpallur me probleme mendore, “tronditje e rëndë psiqike” dhe nuk kishte mbajtur burg përkundër pranimit të krimit. Sipas dokumenteve, ai ka qëndruar disa muaj në spitalin psikiatrik në Elbasan për ta bërë të krahasueshme me ndonjë skenar filmi. Kurse pas lirimit prej aty ai shkon në Zvicër.

6.Në emër të të njëjtit figuron edhe një biznes i regjistruar në ARBK (Kjo nuk ka qenë pjesë e dokumentarit).

7. I njëjti në selamin që i kishte çuar vëllaut dhe babës së Ali Ukajt pas ngjarjes kishte thënë se nuk ka të bëjë me këtë vrasje.

8. Seancat gjyqësore për Ali Ukajn nuk mbaheshin me arsyetime banale se i vdekuri nuk mund të ketë avokat. Ndërkohë udhëtimi nga Deçani për në Tiranë në atë kohë për babain e Aliut ka qenë jashtëzakonisht i vështirë

9. Kolegët e tij gazetarë e kujtojnë Ali Ukajn si djalë shumë të guximshmëm, si njeri që e donte shumë Kosovën dhe jashtëzakonisht të pasionuar pas gazetarisë.

Hashim Thaçi e ka evituar çdo herë përmendjen e emrit të Ali Ukajt. Atëbotë kisha dërguar pyetje në Kryeministri. Nuk është përgjigjur. Nuk e ka kujtuar asnjëherë. Qoftë edhe si ish – cimer. As Kadri Veseli. Sikur këtë e ka marrë përsipër Xhavit Haliti.

Mediat serbe zbulojnë ofertën e Merkelit për Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim në BE-, ndërkohë Gjermania thuhet se i ka ofruar ndërtimin e fabrikës së Volkswagenit në Serbi, në këmbim të marrjes së njohjes për Kosovën. Kështu raportojnë disa media serbe, duke u thirrë në burimet e tyre diplomatike, raporton Gazeta Express.

Ditë më parë në mediat serbe është raportuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Serbisë një ofertë marramendëse në këmbim të njohjes së Kosovës. Në një shkrim të gazetës “Informer”, thuhej se Donald Trump do t’i dhurojë Serbisë një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 aeroplanë luftarakë të llojit F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024, transmeton Gazeta Express.

Kështu i ka thënë një burim kësaj gazete, duke potencuar se Trump është i vendosur që të zgjidhë problemin Kosovë-Serbi deri në mesin e 2020-ës.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim në kushtet anonimiteti për Informer, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë sot një medium tjetër i mediumit serb ‘Telegraf’, i thirrur në burime të veta, shkruan se Gjermania e kancelarë Merkel, ia ka bërë një ofertë marramendëse Vuçiqit, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për ndërtimin e fabrikës e gjigantit të prodhimit të veturave, Volswagen diku në Serbi. Kjo është oferta që Merkel e ka bërë, në përpjekje për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Sipas këtij mediumi detajet e kësaj oferte janë përcjellur Beogradit përmes kanaleve diplomatike, dhe përmes deputetit, Peter Beyer, i cili kishte qenë para pak ditësh për vizitë në Kosovë dhe Serbi, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë thuhet se kjo ide do t’i prezantohet edhe kryeministres serbe, Ana Brnabiq, gjatë takimit që do të ketë sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

“Merkel është një kundërshtare e hapur e ndarjes së Kosovës dhe po bën gjithçka për strategjinë e saj. Dhe është e qartë që duhet ofruar për Serbinë. Një prej ofertave është edhe një pako ekonomike, ku do të përfshihej ardhja e Volkswagenit në Serbi”, ka thënë ky burim për telegrafin serb.

Më herët ishte paralajmëruar një investim i gjigantit gjerman në Evropën Lindore, megjithatë lokacioni nuk ishte definuar. Ishte përfolur Serbia si vend potencial, megjithatë më vonë ishte thënë që fabrika me shumë gjasë do të ndërtohej në Bullgari.

Ndërkohë ofertë për investim Volkswagenit i ishte bërë edhe nga Kosova./GazetaExpress/

Ramush Haradinaj jep lajmin e fundit për liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave vazhdon të mbetët ҫështje e pa zgjidhur për Kosovën.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin italian Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj në takim ka përkujtuar mbështetjen e Italisë ndër vite për Kosovën.

Ai ka thënë se ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdoj edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se Kosova është e përkushtuar për temat e rëndësishme siç është dialogu dhe rruga euro-atlantike.

“Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shtuar ai.

Shqiptarja Arba Kokalari emërohet zëvendëspresidente e Parlamentit Europian

Arba Kokalari zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare është zgjedhur si Zëvendës Presidente e Parlamentit Europian për Partitë Popullore.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin edhe përmes rrjeteve të sajsociale, ku deklaron se do të jetë një prej raportueve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së BE-së për vendin turk, Stambollin.

Me marrjen e këtij posti Kokalari është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, vend shtet në të cilin edhe jeton prej kohësh.

Duke qenë se forca politike ku shqiptarja bën pjesë, fitoi 17.6 % të votave bëri të mundur që katër eurodeputetë përfshirë dhe Kokalarin të shkonin në Parlamentin Europian.

Arba Kokalari, 32-vjeç, është e para shqiptare e cila u bë eurodeputete në Parlamentin Europian. Kokalari është shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986 dhe ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar./gazeta-shqip.com

Vjen reagimi i babait të Triumf Rizës, pas dënimit të Enver Sekiraqës me 30 vjet burgim

Shefqet Riza, babai i Triumf Rizës, policit të Kosovës që u vra 12 vite më parë, ka folur pasi është dhënë dënimi për herë të dytë nga Gjykata në Prishtinë për Enver Sekiraqën për shkak të ‘nxitjes së vrasjes’.

Autorët e vrasjes së djalit të tij, Riza i ka quajtur kriminelë, duke thënë se dënimi duhet të jetë shembull.

“Të jetë dënimi shembull, që kriminelët të mos kryejnë kurrë krime”.

“Nuk u jam përzier gjykatave dhe nuk kam pas pasur arsye t’ju përzihem, unë besoj se dënimi ka mundur të jetë më kapital”, ka deklaruar babai i Triumf Rizës.

Ai është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dënimit.

Rreth 12 vjet pas vrasjes se pjesëtarit të Policisë se Kosovës, Triumf Riza, i akuzuari Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë 30 vjet burgim.

Ai ështe dënuar që e ka nxitur Arben Berishën ta vrasë Triumf Rizën. Berisha një proces të ndarë gjyqësor është dënuar me 30 vjet burg.

Si u gjet e vdekur 58-vjeçarja kosovare e therur disa herë me thikë në dhomën e fjetjes

Të martën në mëngjes, rrethi i Strasbourg-ut është shokuar nga një ngjarje tragjike.

Një 58-vjeçare nga Kosova është gjetur pa shenja jete nga burri i saj, që u kthye nga puna. Ai e kishte gjetur në shtrat, derisa gruaja shqiptare ishte goditur disa herë me thikë, përcjell albinfo.ch.

Mediat franceze i kanë kushtuar mjaft shkrime kësaj ngjarjeje. Sipas tyre, ngjarja tragjike ndodhi në një banesë sociale Adoma, në rrethin Strasburg të Neudorf.

Një burim i afërt me hetimin ka thënë se trupi ishte goditur disa herë më thikë, por vetëm autopsia do të tregojë nëse vdekja është si pasojë e goditjeve me thikë, përcjell tutje albinfo.ch.

Burri i saj është i shokuar dhe kur të qetësohet, do të intervistohet, ashtu si edhe banorët e tjerë dhe fqinjët.

Hetimi ka filluar menjëherë, është duke u kërkuar arma e vrasjes. Gjithashtu edhe kamerat CCTV janë duke u analizuar.

Raportohet se gruaja ishte e lindur në vitin 1961 dhe vetëm hetimi më vonë do të tregojë se çfarë ka ndodhur.

Qytetari nga Prizreni shokohet, gjen lëkurë të minjve në majonezin që e bleu në një qendër tregtare

Raste të tilla në vendin tonë nuk mungojnë.Një video skandaloze të dërguar nga një lexues i joni mund të shihni tmerrin, shkruan GazetaBlic.

Ai thotë se ka blerë një majonez në kompaninë ABI në Prizren, aty brenda saj ka gjetur lëkurë të minjve.

‘Sot duke ngrënë dark e kemi gjetur ne Majonezin e Kompanis Abi në Prizren lëkur qe duket sikur lëkura minjëve. Nëse keni mundësi ta postoni këtë video që ta shikojn qfar hamë ne në Kosovë’, thotë ai.Shikojeni videon e mëposhtme

“Kolegët e kanë gjet të vdekur, nuk ka rënë nga lartësia” – Detaje të reja nga vdekja e punëtorit

Punëtori i ndërtimtarisë që humbi jetën sot në rrugën “Robert Doll”, në Prishtinë, nuk ka qenë duke punuar. Kolegët e tij e kishin gjetur të vdekur afër zhveshtores.

Valon Leci, ushtrues detyre i Kryeinspektorit të Punës, ka treguar se viktima nuk ka vdekur duke rënë nga lartësia.

“Vendi ku ka humbur jetën viktima, nuk ka qenë duke u punuar aty dhe nuk ka rënë nga lartësia. Pasi është kryer orari i punës, ai ka shkuar tek zhveshtoret vend ky, ku nuk ka qenë duke u punuar dhe punëtorët tjerë, kolegët e vet, duke e prit në kombi e kanë parë që nuk është edhe e kanë gjet të vdekur”, ka thënë Leci për Insajderin.

Policia e Kosovës po ashtu ka konfirmuar rastin për Indeksonline duke treguar se rasti ka ndodhur, rreth orës 17:45 dhe se rasti është konstatuar si vdekje e dyshimtë.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga një ndërtesë ne rrugën “Robert Doll” ne Prishtine. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës( mashkull). Për rastin ane njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ndërsa Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, për Indeksonline këtë rast e ka cilësuar se “vdekje të dyshimtë”.

“Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimit, prokurori dhe krim-teknika janë të vend të ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e duhura”, ka thënë Munishi.

A do dilni ne votime?

Vote!

Lëviz në të djatht ose në të majt për të përgjigjur.

0

Jo!

Po!