Dita e së mërkurës duket të ketë qenë e kobshme për këngëtarin e njohur të estradës, Butrint Imeri.

Kjo pasi në një ditë si kjo, u nda nga jeta gjyshi i tij.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtari, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Këtë fotografi, ai e kishte realizuar me gjyshin e tij tashmë të ndjerë, pak javë më përpara, gjersa ai ishte në një gjendje të rënduar shëndetësore.