Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur rreth kalimit të tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bahtiri ka thënë se gjatë gjithë kohës e ka pëlqyer vizionin e Albin Kurtit, ndërsa atë ka vendosur ta ndihmojë në këto zgjedhje sepse mendon që është i duhuri për kryeministër.

“Me mendimin e Kurtit kam qenë prej që kam ardhë në Kosovë, çdo herë e kam përkrahë se mu ka dok që është njeri që e do Kosovën, dhe jo interesat e tij personale e grupore.

Albini ka kërku që unë të shkoj në Prishtinë në selinë e tij, por unë kam dasht që aderimi im të bëhet në Mitrovicë.

I besoj vizionit të Kurtit, vizion që një herë e përgjithmonë që Kosova të del nga kjo situatë. Kurti besoj që është një lis që nuk e vet askënd se sa i lëshon rrënjët në tokën e vet”, ka thënë Bahtiri në Pressing, përcjellë Indeksonline.

Ai ka folur edhe për raportin që ka me Behgjet Pacollin.

“Pacollin e kam mik, do të jetë mik i familjës. Por kom dasht mi ndihmu Kurtit, është i vëtmi njeri që duhet të votohet, do t’ia bëj një argat të fuqishëm pa asnjë interes”.

Tutje Bahtiri ka thënë se vazhdimisht ka qenë për një koalcion me VV-në, ndërsa nuk ka pasur dijeni rreth koalicionit PAN e që sipas tij ai është bërë në Zvicër në shtëpinë e Pacollit.

“Kam qenë që koaliconi të jetë më VV-në dhe kam negociu vazhdmisht, e kanë dit qartë mendimin tim. PAN-i nuk u bë në Kosovë por në Zvicër me Veselin e Thaçin dhe Pacollin e me familjarë të vet, ndërsa nënshkrimi u bë në shtëpinë e Pacollit. Unë s’kam qenë i njoftum për asnjë proces edhe pse isha zëdhënës i parë i AKR-së.

Kam qenë i ftum më pas në shtëpinë e Pacollit dhe pas marrëveshjes kam shku në Holandë dhe s;kam dasht me ardhë më në Kosovë”./Indeksonline/