Gazeta e famshme zvicerane krahason Vjosa Osmanin me Angela Merkelin

Lidhja Demokratike e Kosovës është përcaktuar që në zgjedhjet e 6 tetorit t’ia mësyjë marrjes së pushtetit me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.

Përveç mediave në Kosovë, tashmë Osmanin kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të mëdha nëpër botë.

Gazeta e madhe zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” një artikull kushtuar zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës, e ka nisur me titullin “ Ajo është Angela Merkeli jonë “.


Osmanit në mbështetje i kanë dalë fuqishëm edhe nga Partitë Popullore Evropiane.

Gjatë hapjes së fushatës së LDK’së në Prishtinë, ka marrë pjesë nënkryetari i EPP-së, Dara Murphy, i cili ka shprehur mbështejen e fuqishme për fitoren e Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit vijnë si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve me partnerët e koalicionit.

Vetëvendosje kërkon arrestimin e Molliqajt

Tanimë është publikuar videoja e plotë e rrahjes mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt pas debatit në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve.

“Pamjet e dala në një portal, tregojnë sulmin brutal ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Haki Abazit, nga ana e kandidatit të AAK-së Dardan Molliqaj dhe truprojës së tij Fatos Sahitit. Ky sulm nga ana e dy personave, njëri prej të cilëve shihet duke vënë dorën në brez kërcënueshëm, vërteton atë që kemi thënë prej fillimit. Haki Abazi është sulmuar në mënyrë rrugaçërore, e nga prapa shpine”, shkruhet në reagimin e këtij subjekti politik.

Tutje, VV aludon se shoqëruesi i Molliqajt e ka zgjatur dorën drejt brezit gjatë kacafytjes. Poashtu, ajo thotë se Rexhep Hoti ishte i pranishëm gjatë tërë ngjarjes dhe më pas tha se nuk kishte parë asgjë.

Ky është reagimi i plotë:

Këtë detaj nga përleshja Abazi – Molliqaj nuk e keni vërejtur

Pas rrahje së kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit të Pressing, çanta të cilën e barte Haki Abazi i mbeti në dorë Molliqajt.

Në përleshje e sipër mes Abazit dhe Molliqajt, çanta kaloi në pronësi të këtij të fundit ku edhe i mbeti në dorë. Krejt në fund, pasi Abazi u largua nga vendngjarja, Molliqaj drejtohet drejt largimit të Objektit me çantën e Abazit në dorë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike pas debatit në Pressing, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e kolegjit, teksa po dilnin nga studioja ku po trasmetohej Pressing, ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve e madje edhe kërkoi arrestimin e Molliqajt.

Ndërsa vet Molliqaj tha “Sulmojnë të parët dhe ikin vrap”

Vidhen 11 celularë në QKUK

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmë në disa Klinika të QKUK-së.

Dikush i vodhi 11 telefona të pacientëve.

Ka një muaj që Greta Kaqinari cdo ditë shkonë në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive në QKUK.

inRead invented by Teads
Aty është i shtrirë bashkëshorti i saj, kompozitori Gjergj Kaqinari, nga i cili mëngjesin e së dielës mori një telefonatë shqetësuese.

Kaqinari thotë se telefoni i të shoqit u vodh rreth orës 23:00 të së shtunës, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, sipas informatave që ka ajo, nëpër dhoma të ndryshme të klinikave të QKUK-së u vodhën gjithsejtë 11 celularë.

Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur

Gjenden në Tropojë turistët belg që u raportuan të humbur
Dy turistë belg të cilët ishin raportuar të humbur prej disa orësh, gjenden në Tropojë.

Bujtina ku ata po qëndronin në Theth, kishte ngritur alarmin për dy turistët të cilët kishin dalë për të eksploruar zonën por nuk janë kthyer.

Pavarësisht tentativa të banorëve dhe kërkimeve të tyre, ata nuk janë gjetur në bjeshkët e Thethit dhe zonat përreth.

Elisabeth Bries dhe Gaspard Henry ishin nisur drejt Valbonës në këmbë.

Pak minuta më parë ata kanë njoftuar se kanë mbërritur në Tropojë por kishin humbur rrugën dhe kjo është arsyeja e vonesës.

Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Sot ëshë publikuar videon ekskluzive të rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë, të cilën e ka siguruar Gazeta Sinjali, përcjell Korrespodenti.

Mirëpo, më datë 11 shtator kur kishte ndodhur rrahja, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në facebook e kishte mohuar një gjë të tillë.

Ky ishte statusi i plotë i Molliqajt:

Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.

Gjesti i mirë i policit të ri në Prishtinë, ndihmon të moshuarin

Policia e Kosovës mbetet njëri nga institucionet ku qytetarët besojnë më së shumti.

Ata e kanë dëshmuar me qindra herë se janë në shërbim të qytetarëve dhe se shërbimi i tyre shpeshherë e tejkalon detyrën e tyre, shkruan Indeksonline.

Kjo dëshmohet edhe sonte nga një polic i gjeneratës së re që ndihmon një të moshuar në rrugët e Prishtinës.

Policia e Kosovës cilësohet si policia më e mirë në rajon dhe Ballkan./Indeksonline/

Ja sa kushtoi tenderi për furnizim me flamuj shtetëror dhe të FSK-së!

Ministria e Mbrojtjes ka finalizuar kontratën më të re përgjatë këtij muaji.

Kontrata “Furnizim me flamuj shtetror dhe të FSK-së për nevoja të FSK-së”, ka kushtuar hiç më pak se 33.975,00 euro- shkruan Indeksonline.

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 49.175,00 euro.

 

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë: “AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë për furnizime të një hershem brenda këtij viti fiskal, me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej ”Furnizimin me flamuj shtetëror dhe të FSK-së për nevoja të FSK-së për nevojat të MM-së” sipas specifikimti teknik te kerkuar dhe TeR te percaktaur ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin per kontrate. Furnizimet do te bëhen sipas përshkrimeve teknike dhe sasive të dhëna ne DT , me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së”.

Tutje bëhet e ditur se tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.SH. ” 2 B “. /Indeksonline/

Kosova e dyta për nga varfëria në rajon, mësoni kush është e para

Kosova e dyta për nga varfëria në rajon, mësoni kush është e para
Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka dalë e dyta në rajon për nga shpenzimet e buxhetit mujor që i bën vetëm për ushqime. Sipas këtyre të dhënave thuhet se 50% të pagës mujore qytetarët i shpenzojnë vetëm për ushqime. Ndërsa Shqipëria bashkë me qytetin e Beratit, Dibrës dhe Durrësit ka dalë e para duke e rritur buxhetin e tyre mujor për ushqime më shumë se vitet e tjera.

Kjo peshë e lartë e shpenzimeve për ushqime është një tregues i varfërisë në vend , ku pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për të siguruar mbijetesën. Në vitin 2018-të ushqimet zunë 44% të shpenzimeve mujore mesatare në shkallë kombëtare, njësoj me vitin e kaluar.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës për nga renditja vjen Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me 16.5%. Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë , nga 1.1% që është mësatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas Shqipërisë , Mali i Zi. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime, pasi ushqimi është një nevojë e domosdoshme dhe vetëm pas plotësimit të tyre , njerëzit mund të mendojnë për nevoja të tjera më pak jetësore, ku i fundit vjen argëtimi. Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë./Indeksonline

Vjosa Osmani, shpresë për çlirimin e shtetit nga mafia dhe klani Pronto

Kandidatja e LDK-së për kryeministër të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fushatës zgjedhore ka deklaruar ditë më parë se LDK-së do t’i kthehet fryma rugoviane.

Kandidatja e LDK-së gjatë fushatës zgjedhore po merr besimin nga qytetarët për një qeverisje të pastër.

Por, se a mund të kthehet fryma rugoviane me Vjosa Osmanin, njohësit e fushës së politikës kanë dhënë mendimet e tyre.

Mehmeti: Vjosa është shpresa e vetme aktuale në LDK

Kështu, publicisti Faton Mehmeti thotë se ndonëse Vjosa njihet si vazhduese e politikës së Presidentit Rugova, mbetët të shihet më tutje.

Image
Foto galeri
“Vështirë është të krahasohet dikush me Rugovën, qoftë ajo edhe Vjosa. Kjo e fundit njihet si vazhduese e rrugës së dr. Rugovës, mirëpo se a do të vazhdojë në rrugën e tij mbetet për tu parë. Tani jemi në fushën e të shpresuarit, dhe uroj që kjo të mbetet e tillë”, thekson Mehmeti.

Por, ai thotë më tutje se Vjosa do të marr mbështetje më të madhe, madje më të madhe se ish kryeministri Isa Mustafa dhe ish presidenti Fatmir Sejdiu .

“Por është e sigurt se Vjosa do të merr mbështetje të madhe, sigurisht më të madhe se të Isës dhe Fatmir Sejdiut. Megjithatë nuk mjafton vetëm për t’u thirrur në frymën rugoviane, por të punohet në atë drejtim, pa u lëkundur dhe duke qenë gjithnjë më shërbim të së mirës dhe të drejtës. Vjosa është shpresa e vetme aktuale në LDK, e cila pritet të rikthej këtë parti në rrugën e saj të drejtë”, vlerëson ai.

Maxharraj: Vjosa Osmani e ka nisur fushatën si një uragan që po fshin çdo kënd që i del përpara

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj
Foto galeri
Ndërkaq, profesori dhe publicist Binak Maxharraj, duke folur për figurën e Presidentit Rugova, thotë se ai ishte dhe mbeti bir i madh i kombit. Ai bëri historinë bashkëkohore të shqiptarëve. U lidh me popullin në kohët më të vështira kur shqiptarët i ishin të shtypur nga regjimet e armiqve tanë të cilët donin që ta zhbinin nga faqja e dheut, duke i keqtrajtuar, duke i shpërngulur, duke ua zaptuar territorin.

“E mori guximin prej intelektualit, e ndau popullin shpritrisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralel jetën politike me shqiptarë në të gjitha sferat e jetës. Tërë jetën e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botës së ku gjendet Kosova. I tregoi botës se në Kosovë jeton një popull me i lashtë në Ballkan dhe se ai është i shtypur, i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për të cilën ishte në gjendje edhe jetën ta jap. Ai është biri më i devotshëm i cili doli nga gjiri i popullit,e udhëhoqi atë me mençuri. Populli atë e respektonte, ia jepte votën sa herë që kishte zgjedhje. Dhe mu për këtë arsye ai mbetet ikona më e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura që kurrë nuk shuhet në mendjen e popullit. Me fjalë tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, të cilit edhe për së vdekuri po i rritet vlera gjithnjë e më shumë si frymë rugoviane”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se është zor të përgjigjet më saktësi në pyetjen se a do të kthej Vjosa Osmani frymën rugoviane në LDK.

“Vjosa Osmani e ka nisur fushatën si një uragan që po fshin çdo kënd që i del përpara. Është e fuqishme, e dijshme politikisht e aftë të ballafaqohet me sfidat më të mëdha shtetërore, e ka besimin në vete, në popull por edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve si një zonjë e respektuar. z.Vjosa Osmani është një person e cila i ka ruajt vlerat rugoviane sado pak, në krahasim me të tjerët në LDK, të cilët nuk kanë lidhje me rugovizmin, apo nuk donë të kenë lidhje. Është stabile, ka qëndrime të forta kur është në pyetje shteti dhe punët e shtetit, nuk është njeri që lufton për pushtet por vetëm për ndërtimin e shtetit. Nuk është e mjaftueshme të thuhet se na po punojmë në frymën rugoviane, por ajo duhet që me programe dhe plane konkrete gjatë fushatës t’i premtoj këtij vendi se do ta udhëheq me dinjitet, do ta udhëheq me duar të pastra, se do ta çkapë shtetin nga mafitë e ndryshme dhe kupola e krimit të organizuar. Vlera këto për të cilat luftonte edhe Presidenti Rugova, se do ta ndërtoj një arsim dhe shëndetësi dinjitoze të cilat i patë shkatërruar në themel Klani Pronto mafia, se do t’i riorganizoj tërësisht strukturat dhe institucionet e shtetit me njerëz të dinjitetshëm, se do ta luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin. Janë këto disa aspekte në të cilat duhet të qitet rend dhe rregull ashtu siç vepronte edhe Presidenti Rugova”, vlerëson ai.

Tutje, profesor Maxharraj thotë se Vjosa Osmani është në rrugë të mbarë që t’i fitoj zgjedhjet dhe të bëhet kryeministrja e parë grua, e cila është e aftë që të qet rend dhe rregull në këtë shtet,të punoj në ndërtimin e shtetit, për mirëqenien e popullit.

“Dhe besoj se do të ia arrijnë ashtu siç veproi edhe Rugova. Pra të gjitha këto janë në frymën rugoviane”, përfundon Maxharraj.

Burjani: Thirrja në Rugovën është thirrje në masovitet

Image
Foto galeri
Kurse, njohësi i fushës juridike, Blerim Burjani thotë se rugovizmi ishte i epokës së Presidentit Rugova, epokë kjo që dallon me LDK-në e sotme.

Sipar Burjanit, thirrja në emër të rugovizmit është thirrje në për masovitet.

“Rugovizmi është sinonim i epokës së Rugovës dhe më nuk ka kthim në atë epokë, shumë e dallueshme me sot, LDK ka ndryshime dhe ka pësuar ndryshime. Thirrja në Rugovën është thirrje në masovitetin e LDK që sot asnjë subjekt politik nuk e ka e as LDK, pra LDK mbetet një subjekt politik i ngjashëm me të gjitha subjektet tjera, LDK po reformohet dhe kjo është shumë pozitive për këtë parti poliitke, transformimi po ndodhe në LDK që është në epërsi ndaj partive tjera”, ka përunduar Burjani.

Këto janë fjalët e mëdha që i thoshte Ibrahim Rugova publikisht për Adem Jasharin

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte për herë të parë mysafir në RTK pak muaj pasi Televizioni i Kosovës kishte nisur transmetimin.

Në studion e hapur të emisionit “Thjerrëz”, me gazetaren Diana Toska, Rugova ka folur me shumë qetësi për situatën e tensionuar politike në vend mes krahut paqësor dhe atij të luf,tës.

Kjo bisedë është karakterizuar me një maturi që ka shfaqur kryetari i LDK-së, i cili në asnjë moment nuk ka fyer askënd edhe pse në vitin 1999, Rugova mbase ishte njeriu më i fyer nga qarqet politike të kohës.

Ndër shumë pyetje të gazetares Toska, por edhe të shikuesve, Rugova është pyetur nëse do ta vizitojë Prekazin për ta nderuar Familjen Jashari.

Rugova tha: Nuk kam qenë ende, por shumë shpejtë do ta vizitoj familjën Jashari dhe gjitha familjet tjera.

Babai i Egzonit të aksidentuar kërkon ndihmë: Nëse nuk i shitet shtëpia, e vë në shitje edhe veshkën

Babai i Egzon Kryeziut, të akidentuar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, ka kërkuar ndihmë financiare nga shokët e tij për shërimin e djalit. Thotë se e ka vënë shtëpinë në shitje, por akoma s’e ka blerë askush. Ai thotë se për shërimin e djalit po e mendon ta ofrojë për shitje veshkën.

Ramë Kryeziu, babai i Egzonit që u aksidentua rreth 10 muaj më parë, në një postim në Facebook, thotë se është shumë ngushtë për shërimin e djalit të tij.

Ai thotë se i duhen edhe 30 mijë euro për shërimin e plotë të djalit, e për këtë po kërkon zgjidhje deri te mundësia për shitje të organëve të tij.

APEL PËR NDIHMË

Me këtë apel po ju drejtohem shokëve të facebookut për ndihmë (949). Siq e dini djali im Egzon Kryeziu ka pësuara lendime të renda trupore në aksident trafiku me 29.12.2018. Nga 01.01.2019. gjendet në tretman mjekësor në Stamboll ku është nënshtruar 6 herë intervenimit kirurgjik në kokë. Tretmani deri tanishem ka kushtuar rreth 230.000 Euro, shuma e cila është siguruar nga donator dhe bamirësit të shumtë për çka familja Kryeziu ju është falenderues përjetësishtë. Jam i vetëdijshem se në boten shqipëtare ka shum raste-nevojtarë për ndihmë dhe qe njerëzit bamirës nuk munden të ju ndihmojn të gjithëve

Djali im Egzon Kryeziu është tani në fazen finale të rehabilitimit. Mjekët parashikojn minimum dhe 3 muaj rrehabilitim për çka mungojn mjetet rteth 30.000 euro. Muajin Shtator e kam pagu duke mare kredi bankare. Per muaj tjer nuk kam mjete. E kam qitë shtepinë me truall në shitje – por nuk po shitet. Si prindë jam i obliguar t’i dal në ndihmë djalit qe mos të lo në këtë gjendje, me këtë APEL I DREJTOHEM SHOKËVE TË FACEBOOK (949) QE TË.MË NDIHMOJN SA TË KANË MUNDËSI ME PAGU MUAJIN TETOR. Për muaj tjer jam në kerkim qe te qesë në shitje një veshkë timin dhe të sheroj djalin. Zoti ju bekoftë

Vjosa Osmani tregon si e refuzoi Ramiz Kelmendin në synimin për post të lartë në qeverinë e saj

Ramiz Kelmendi karrierën e tij në LDK e përfundoi kur u nominua Vjosa Osmani kandidate për kryeministre nga kjo parti, raporton Gazeta Express.

Kelmendi kërkoi garanci nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Isa Mustafa se në rast se kjo parti fiton zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, ai të emërohet zëvendëskryeministër për ekonomi.

Meqë nuk iu plotësua kjo kërkesë, ai vendosi t’i ndajë rrugët me LDK-në.

“LDK është një parti institucionale që e kanë një rend të emërimeve dhe përzgjedhjes në bazë të asaj se sa keni kontribuar në parti. Unë isha atje shumë shkrut dhe më binte të filloja nga klasa e parë fillore, andaj një profesionisti si unë nuk i takon që të pres edhe shumë për një pozitë meritore. Duke e parë se nuk po gjeja mbështetje vendosa të ndahem miqësisht me LDK’në”, ka thënë Kelmendi në emisionin DPT te Fidani në T7, derisa tregoi edhe se çfarë pozite kërkoi specifikisht.

“Unë kam kërkuar që të miratohem si zëvendëskryeministër për ekonomi, një pozitë që më takon. Kështu unë do vazhdojë vizionet e mija që më janë ndërpre kur ka përfunduar qeverisja e Isa Mustafës”, tha ai.

I njëjti tregoi gjithashtu se kur vendosi që të largohet nga LDK-ja mori menjëherë ftesë nga PDK e Kadri Veselit, parti në të cilën ai kishte qenë dikur. Ai tha se i ka dalë në mbështetje Veselit në këto zgjedhje, e për ofertën që i ka bërë ai do të mësohet pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Për kërkesën e Ramiz Kelemendit ndaj LDK-së, ka folur mbrëmë në emisioni Pressing edhe kandidatja e kësaj partie për kryeministre.

Vjosa Osmani tha se ajo nuk ka pranuar që Kelmendit t’i jepet garancion se do të emërohet zëvendëskryeministër.

“Ju e kishit Ramiz Kelmendit në intervistë, ai e tha shumë mirë e pranoi drejtë, unë nuk do të rri në LDK-së Vjosa Osmani nuk ka pranuar me më bë zëvendëskryeministër. Ai ka kërkuar në parti që të ketë një garancë, dhe përgjigja që e ka marrë nga partia ka qenë se për këtë vendos kryeministrja”, ka thënë ajo.

Tutje, Osmani shtoi se forca e ekipit është më e madhe se ajo e individit.

“Unë nuk du me ra pre e njerëzve që për shkak të egos individuale harrojnë fuqia ekipore është shumë më e madhe se e individit. Ai ka qenë dikur në pozitë, por nuk do të jetë më për këtë është largu. Besoj që problemin e vetëm që do ta kem është ku me zgjedh prej të gjithë atyre njerëzve profesionistë që i kemi, për me i marrë vendimet e tilla tashmë unë i kam të gjithë partinë prapa”, ka thënë Osmani në Pressing.

Kujtojmë se Kelmendi ka ndërruar disa herë partitë, nga AAK-ja kishte kaluar në PDK dhe nga kjo e fundit në LDK.

‘Çartet’ Buzhala: Marre për ju doni me na lënë pa reklama!

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, përmes një shkrimi të publikuar sot në llogarinë Facebook vendimin e Komisionit të Pavarur për Media që t’ua ndalojë marketingun televizioneve gjatë kohës së debateve politike e ka quajtur poshtërsi.

Buzhala thotë se KPM është i kapur nga politika, derisa qëllimi i këtij skandali është që drejtuesit e televizioneve mos të marrin reklama. Sipas tij, ata po duan marrëveshje private, prandaj u ka bërë thirrje kolegëve të tij që mos ta respektojnë këtë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Poshtersia e KPM

Komisioni i Pavarur i Mediave, i kapur kambe e krye nga politika, i eshte sulur sot televizioneve, duke ua ndaluar marketingun gjate kohes se debateve politike. Hey, paramendojeni, po thojne nuk keni drejt me pase reklama neper emisionet informative, qe do te thote nuk kemi te drejte me pase reklama prej ores 17 ne mbramje deri ne 12 ne mbramje.

Ky eshte nje sherbim shume i madh qe po i behet klases aktuale politike. Qellimi prapa ketij skandali eshte qe na mos me marre reklama, ne menyre ligjore, por me shku me marre pare me çante, edhe me e mshele gojen.

Kjo eshte krejtesisht e papranueshme. Eshte qesharake. Eshte e motivuar politikisht.
Gjasat jane reale qe nuk e respektojme kete vendim. Nese doni me na mbylle pse marrim reklama ne menyre ligjore, e nuk shitmi ne menyre klandestine, atehere kjo eshte nje gje tjeter.
Une jam thellesisht i bindur qe prapa ketij vendimi qendron politika. Po dojne marreveshje private.
Prandaj, deri me 6 tetor, deri ne diten e ndryshimit te madh, mos ta respektojme kete KPM, te ciles nuk i pengon Liga e Kampioneve ne gjuhen serbe, por i intereson me ua ndale televizioneve burimet e financimit.

Vetura e parkuar bllokon prej 3 vjetësh trotuarin në Prishtinë

Ka disa raste ku në kryeqytet mund të gjenden vetura të cilat ka vite që janë parkuar në një vend dhe askush nuk i ka lëvizur.

Arsyet nuk dihen pse pronarët i kanë lënë këto vetura, shkruan Indeksonline.

Njësoj po ndodh tash e tre vjet në rrugën “Tring Ismajli”, ku një veturë po qëndron në trotuar të asaj rruge pa lëvizur dhe askush nuk ka ndërmarrë diçka.

Qytetarët e kësaj lagjeje janë shprehur të shqetësuar, pasi kjo veturë ka zënë një hapësirë mjaft të madhe në trotuar.

Indesonline ju sjell një fotografi ku mund ta shihni këtë veturë, e cila ka 3 vjet që po qëndron e parkuar aty./Indeksonline/

Vjosa Osmani: Nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën që e kemi nisur

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot qytetarët në sheshin kryesor të Prishtinës, ku ka shënuar ditën e parë të fushatës zgjedhore.

Aty kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Kosovën në mandatin e ardhshëm do ta qeverisë LDK në krye me Vjosa Osmanim, për të cilën tha se do të marrë vendime të mëdha, në të cilat e ka përkrahjen e plotë të LDK-së.

Mustafa shtoi se kanë vendosur që me përkushtimin më të madh të qeverisin me Kosovën, në krye me Vjosa Osmanin.

“Me përkushtimin më te madh LDK ka vendosë të qeverisë Kosovën në mandatin që po vjen. Dhe s’ka askush që na ndal që ne të qeverisim. Ne kërkojmë ta kemi përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, qw ta qeverisim mirë këtë vend, që ta çlirojmë ketë vend nga korrupsioni, nga gërryerja e brendshme, të tregojmë që ne mund t’ia dalim, mund ta bëjmë një shtet me vlera demokratike. Ne do të arrijmë të thellojmë bashkëpunimin me të gjitha vendet e BE-së, dhe të bëhemi pjesë e BE-së. Ne do të thellojmë miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin tonë kryesor. Do u ofrojmë gjithë qytetarëve punë, shkollim të mirë, perspektivë më te ardhmen”, tha Mustafa.

“Çdo pëllëmbë e këtij vendi është territor i Republikës sw Kosovës dhe i takon Republikës sw Kosovës. Ky është qëndrimi i LDK-së dhe këtë qëndrim do ta respektojë qeveria e ardhshme në krye me Vjosa Osmanin”, shtoi ai.

Ai tha se Vjosa Osmani si kryeministre do ta ketë përkrahjen e plotë të LDK-së për vendimet që do t’i marrë, që siç tha ai Osmani do të marrë vendime të mëdha, mbi bazën e ligjit dhe kushtetutës së Kosovës.

Vjosa Osmani, e cila synon të udhëheq ekzekutivin, ka deklaruar se asgjë nuk e ndalë fitoren e LDK-së.

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të fushatës zgjedhore ka thënë se ora e ndryshimit të madh po vjen.

“Nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë rrugën që e kemi nisur, rrugën e fitores. Në si popull kemi kaluar nëpër sfida të cilët i kemi kaluar falë vizionit largpamës të presidentit historik Rugova dhe falë sakrificës për liri. Përkulëm para sakrificës së familjes Jashari dhe gjithë heronjve dhe heroinave”, tha ajo.

Osmani tha se LDK po hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë, sipas saj, sikur në kohën e Ibrahim Rugovës. “LDK ashtu si në kohën e Rugovës po hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë dhe e vendosur për fitore. Atë ditë, më 6 tetor, mbaje mend se do të çliroheni nga ata që rrënuan besimin në institucionet e Kosovës. Fitorja e jomë në këto zgjedhje do ta kthejë Kosovën plot dinjitet në hartën e vendeve të lira. Ne sot dalim para jush qytetar me një program Politik qeverisës modern, që fokusohet në interesat vitale të qytetarëve”, tha Osmani

Mustafa: 6 tetori do të jetë festë për LDK-në dhe kthesë historike për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën në tubimin qendror të fillimit të fushatës zgjedhore, se dita e zgjedhjeve të 6 tetori, do të jetë festë për fitoren e LDK-së dhe do të shënojë kthesë historike për Kosovën.

“Fjalën time dua ta filloj me një falënderim shumë të madh për përkrahjen që po na jepni dhe me thirrjen për mobilizim që 6 tetorin ta kthejmë në festë për fitoren e LDK-së dhe shpresë për Kosovën. Kemi ardhur deri këtu duke besuar në Zot, duke besuar në qytetarin dhe duke besuar në shtetin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai pohoi se Lidhja Demokratike e Kosovës është familje e madhe, sikur familjet kosovare, anëtarët e së cilës debatojnë rrafsh, për gjithçka dhe në fund, i gjejnë zgjidhjet më të mira.

ImageFOTO GALERI
“Saktësisht ashtu kemi vepruar edhe ne. E kemi ruajtur familjen tonë, për ta ruajtur Dardaninë tonë, siç thoshte Presidenti Rugova. I kemi zhgënjyer ata që investuan gjithçka për ta zhbërë Lidhjen tonë Demokratike, por, ju kemi gëzuar juve, qytetarë të Kosovës. Sot jemi dyfish më shumë sesa kemi qenë para 10 vjetësh”, shoi kreu i LDK-së.

Duke folur për përkrahjen qytetare për LDK-në, Mustafa ka thënë se mbështetja për Lidhjen Demokratike të Kosovës është rritur vazhdimisht, sepse jemi shndërruar në alternativën qytetare të preferuar.

“Si çdo familje kosovare. Jam i bindur se më 6 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitoj bindshëm, sepse kemi programin më të mirë qeverisës, kemi kandidatët më të mirë për të përfaqësuar qytetarët e Kosovës dhe sepse atyre u prinë kandidatja më e mirë, kryeministrja e parë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, tha kryetari i LDK-së.

Sipas tij, Vjosa Osmani do të jetë kryeministre, sepse e ka mbështetjen e plotë të LDK-së, që ta zbatoj programin e LDK-së dhe që do ta fitoj mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kosovës, sepse do të zbatoj ligjet dhe Kushtetutën e shtetit tonë.

Duke iu drejtuar nënkryetarit të PPE-së, Dara Murphy, i cili ka ardhur në Prishtinë përhapjen e fushatës së LDK-së, Mustafa ka thënë se “vendi ardhmërinë e kërkon në Bashkimin Evropian, sepse ne kemi kulturë evropiane, kemi rini evropiane, jemi popull dhe shtet evropian.

“Ne kemi një shtet Republikën e Kosovës. Kemi shtetin e Ibrahim Rugovës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, shteti ynë as nuk pjesëtohet e as nuk bashkohet. Çdo pëllëmbë e këtij vendi është tokë e Kosovës dhe i takon Kosovës. Ne i përkushtohemi shtetit tonë ashtu siç i përkushtohemi familjes tonë. I kuptojmë brengat dhe kërkesat tuaja. Ju, qytetarë të respektuar shqetësoheni për papunësinë e madhe, për varfërinë, për shkollimin e fëmijëve tuaj, prandaj alternativa e vetme është që ta votoni numrin 134, LDK-në dhe kryeministren e re Vjosa Osmani”, përfundoi Mustafa.

Partitë Popullore Evropiane (PPE) që janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian i kanë dhënë të mërkurën mbështetje të fuqishme kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në hapje të fushatës së LDK-së në Prishtinë, nënkryetari i PPE-së, Dara Murphy, e ka vlerësuar lart vendimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin për kryeministre.

“Vjosa siç e dinë të gjithë është politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë. Ajo ka filluar karrierën gjatë lidershipit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kohë në të cilën Kosova e shpalli pavarësinë. Si një anëtare me përvojë e parlamentit, Vjosa ka qenë pjesë e vendimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit. Gjatë gjithë viteve të saj në parlament, Vjosa Osmani, ka marrë vendime të fuqishme dhe ka përfaqësuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Murphy.

Duke nënvizuar se Kosova ka dëshmuar se me qeverisjen e LDK-së ecë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, nënkryetari i PPE-së ka pasur një mesazh për qytetarët e Kosovës që do të votojnë më 6 tetor.

“Vetëm pas 11 ditësh qytetarët e Kosovës do të duhet të bëjnë një zgjidhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit të tyre. Ata do të vendosin se a do të vazhdohet me stagnim, konflikte të brendshme dhe tensione nacionaliste, apo votuesit do t’i japin besimin për drejtimin e shtetit LDK-së dhe Vjosa Osmanit, një partie dhe një kandidateje që punojnë për një Kosovë prosperuese stabile dhe që lëvizë drejt rrugës së saj Euroatlantike. Mendoj se zgjidhja është e qartë. Ne si PPE qëndrojmë plotësisht prapa LDK-së dhe Vjosës”, ka thënë Murphy.

***

Lidhja Demokratikë e Kosovës ka filluar fushatën e saj zyrtarisht nga qendra e Prishtinës.

Sheshi “Skendërbeu” në kryeqytet është bërë gati për hapjen e fushatës së LDK’së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen me 6 tetor. Ku në këto momente shihet sheshi i mbushur nga mijëra simpatizant të kësaj partie.

LDK nisi fushatën me tubimin qendror në ora 19:00 në “Sheshin Skënderbeu” dhe “Sheshin Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Në këtë tubim do t’ju drejtohen qytetarëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa; kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani dhe nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Dara Murphy, i cili ka ardhur enkas për ta përkrahur LDK-në në zgjedhjet e 6 tetorit.

LDK’ja në këto zgjedhje garon me 110 kandidatë, të cilët vijnë nga të gjitha strukturat dhe degët e partisë anekënd Kosovës.

LDK dridhë fort Prishtinën, mijëra përkrahes në hapjen e fushatës

LDK para mijëra simpatizantëve ka hapur fushaten zyrtare për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në sheshin e stërmbushur ‘Ibrahim Rugova’ me njerëz, kandidatja për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar që Lidhja Demokratike e Kosovës do t`i fitojë zgjedhjet, shkruan AlbanienShow

Ndiqeni live tubimin e LDK-së

Dy meshkuj sulmohen pas mesnatës në Prishtinë, nga persona të panjohur

Dy persona kanë përfunduar në spital, pasi të martën pas mesnatës u sulmuan nga dy persona të tjerë të panjohur në Prishtinë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00, derisa dy viktimat pas lëndimeve janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/

Lushtaku: Ibrahim Rugova e ka pritur Adem Jasharin në Zvicër

Gani Geci dhe Sami Lushtaku në emisionin Pressing ne t7 kanë folur edhe për Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin.

ish-komandanti i UCK’së në Drenicë, Sami Lushtaku,ka treguar se si gjatë vitit 1991 ai ka shuar në Zvicër me Adem Jasharin dhe atje janë pritur nga Ibrahim Rugova

“Kemi shku në Zvicës me Adem Jasharin. Atje e kemi taku edhe Ibrahim Rugovën. Unë jo, por Ademi (Jashari) e ka taku Rugovën në vitin ‘91”, ka thënë Lushtaku

Ai tregon se kur kanë arritur në Zvicër, sipas Lushtakut, janë pritur nga qeveria në ekzil e Kosovës dhe vetë presidenti Rugova.

“Nuk e kemi ditë që atje e pret Rugova. Kur kemi shku në aeroport na ka pritur Imer Berisha. Atje na ka pritur edhe Ibrahim Rugova”, ka treguar Lushtaku.

Lushtaku gjithshtu ka folur edhe për raportet e Adem Jasharit me të tjerët, ku sipas tj ka pasur mospjatime me disa po e rëndësishmja është që nuk ka –pasur tradhëti në atë kohë.

“Edhe pse unë personalisht nuk kam qenë prezent kur u flitshin në opinion për këto gjëra, por e di që ka pasur mospajtime mes Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit si dhe Rexhep Selmit, por ë rëndësiishme është që nuk ka pasur tradhti në atë kohë”, tha Lushtaku

Momenti kur shqiptarët i dorëzohen policies Greke

Mediat greke publikojnë pamjet e para nga operacioni në det për kapjen e dy gomoneve që transportonin drogë.

Në video shihet se si skafi i policisë greke, brenda të cilit ka policë të armatosur, kanë ndaluar një prej gomoneve në Mitilini, me 3 trafikantë në bord.

Nga pamjet shihet se si policët i kanë drejtuar armët personave që ndodhen në gomone, ndërsa këta të fundit ngrenë duart lart në shenjë dorëzimi. Siç u raportua edhe më herët personat e arrestuar janë 2 shqiptarë dhe 1 italian.

Mediat greke raportuan se dy gomonet me drogë ishin nisur nga Shqipëria dhe tentuan të futen në Turqi, ndërsa mes trafikantëve dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri.

Kujtojmë se policia e Shtetit reagoi përmes një deklarate duke mohuar faktin se gomonet janë nisur nga brigjet shqiptare.